Bizneset “lulëzojnë” në kohë krize – 17 % më shumë sipërmarrjeve të reja, bie numri i subjekteve që mbyllen
Rritja e kostove dhe çmimeve të lëndëve të para nuk po frenon qytetarët në hapjen e bizneseve të reja. Referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, numri i bizneseve të regjistruara në muajin gusht arrin në 126,111 subjekte aktive. Ky stok është më i lartë në krahasim me të njëjtin muaj një vit më pare, gusht 2021, rreth 4.9% ose 5940 biznese më shumë.
Ndërkohë në nivel biznesesh të reja të regjistruara gjatë ketij viti ne rezulton një rritje me 10.2% . Konkretisht përgjatë periuhdhës Janar-Gusht 2022 janë regjistruar 9637 subjekte të reja neto, me një rritje prej 17.1 për qind në krahasim me një vit më parë.
Ndërsa në të kundërt dhe që është një lajm i mirë për ekonominë është rënia e rënia e numrit të bizneseve të pezulluara- çregjistruara me 7.6%. Një ndër arsyet e “lulëzimit” të biznesve të reja është rritja e çmimeve në vend dhe mos indeksimi i pagave nga ana e sektorit privat, duke bërë që qytetarët të përballen me rritje shpenzimesh, por jo me rritje të ardhurash.
Një target i hapjes së iniciativave të reja mund të jenë edhe punonjës të institucioneve publike, pasi indekesimi pagave të tyre është është bërë së fundmi, dhe jo në periudhën e marrë në konsideratë.
Shërbimet dhe shitja me pakicë janë sektorët ku janë përqendruar më së shumti subjektet e çelura rishtazi. Sipas Ministrisë së Financave, ecuria e deritanishme është premtuese që ky vit pritet të mbyllet pozitivisht për ekonominë dhe rritja ekonomike parashikohet në mbi 3.2 për qind.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.