Rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve! Nafta 245 lekë/litër, benzina 204 lekë/litër, gazi nuk ndryshon!
Me arsyetimin se çmimet në bursë janë rritur ndjeshëm, Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në Shqipëri. Nafta ka ndryshuar me 22 lekë më shumë duke u shitur me 245 lekë/litër.
Nga ana tjetër benzina është rritur me 6 lekë, duke arritur cmimin në 204 lekë/litër nga 198 që ka qenë më parë. Ndërkohë gazi nuk ka pësuar ndryshime, prej javësh ai shitet në vlerën 78 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi nga data 7 Tetor shtator ora 18.00.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.