Të jetosh në një “kuti këpucësh”! Banesat prej 9 metra katrorë janë moda e fundit e Tokjos
Çmimet e pasurive të paluajtshme në Tokio, një nga metropolet me popullsi më të dendur në botë, janë aq të larta sa apartamentet e vogla janë të famshme në mbarë botën. Zhvilluesi i pronave Spilytus ka ndërtuar këto hapësira të vogla prej 9 metra katrorë që nga viti 2015 dhe tani ka më shumë se 1,500 qiramarrës në 100 ndërtesat e tij.
Ndërsa dhomat janë gjysma e madhësisë së një studioje mesatare në Tokio, ato janë 3.5 metra të larta dhe kanë një papafingo për shtratin. Ato janë elegante, me dysheme dhe mure të bardha dhe përdorin me efikasitet hapësirën e disponueshme, që do të thotë se banori mund të vendosë një makinë larëse, një frigorifer, një divan dhe një tavolinë.
Mikro-apartamentet jepen me qira për 340-630 euro në muaj. Një nga avantazhet e tyre kryesore është se janë të vendosura në pjesë të mira të Tokios qendrore, pranë dyqaneve dhe restoranteve të shtrenjta, ku qiratë janë përgjithësisht të larta. Për më tepër, shumica e apartamenteve janë të vendosura pranë stacioneve të metrosë.
Më shumë se dy të tretat e qiramarrësve në këto apartamente janë rreth të 20-tave, të cilët në Japoni fitojnë mesatarisht rreth 17,000 deri në 20,000 dollarë në muaj. Këto hapësira shumë të vogla i përshtaten stilit të jetesës së shumë të rinjve japonezë. Shumica e njerëzve punojnë me orë të gjata, që do të thotë se ata kalojnë pak kohë në banesën e tyre. Ata janë mësuar të hanë jashtë ose të marrin ushqime të gatshme nga mini marketet dhe dyqanet e tjera, kështu që nuk kanë nevojë domosdoshmërisht për një kuzhinë të pajisur plotësisht.
Për disa, këto apartamente të vogla janë porta e tyre drejt pavarësisë, duke i lejuar të largohen nga shtëpia e prindërve të tyre në periferi të Tokios. Dhe në të njëjtën kohë, është një ilaç për mbikonsumimin. Siç rrëfejnë personat që jetojnë në to, duhet të mendojnë me shumë kujdes para çdo blerjeje, pasi apartamenti i tyre nuk ka hapësirë të mjaftueshme.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.