Boeing 747 del në “pension” – Mbyllet një kapitull i historisë së aviacionit civil
Boeing përgatitet t’i japë zyrtarisht lamtumirën avionit të saj 747, me dorëzimin e fundit tregtar të avionit që modernizoi fluturimin dhe i shërbu presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Fluturimi i parë tregtar ishte ai me kompaninë PanAM, në 22 janar 1970 nga Uashingtoni në Londër.
Boeing konfirmoi fundin e prodhimit të këtij avioni me katër motorë, pas 50 vitesh, për t’iu kushtuar prodhimit të avionëve të linjës me dy motorë, të cilët janë më ekonomikë për sa i përket konsumit të karburantit.
Shumë kompani, për të kursyer përballë mungesës së pasagjerëve gjatë pandemisë së Covid, mbajtën në tok modelet shumë të kushtueshme 747 dhe nuk i përdorën më. Gjithësesi më shumë se 300 avionë të këtij modeli janë konvertuar më kargo dhe përdoren në të gjithë botën. Për të konfirmuar faktin që ky model mbetet një ikonë duhet përmendur se Air Force One, avioni i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një Boeing 747.
Mijëra të punësuar, aktualisht dhe në të kaluarën, u mblodhën pranë fabrikës së Boeing në Everett, Uashington, në pjesën veri perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për një lamtumirë përfundimtare.
Flota ekzistuese e avionëve do të fluturojë ende për dekada por duke hequr dorë nga pridhimi i 747 pas më shumë se 50 vitesh që nga fluturimi i parë i avionit, Boeing mbyll një kapitull të historisë së aviacionit civil.
Në 55 vjet, avioni i parë me korridor të dyfishtë në botë, ka fluturuar me ngjyrat e e më shumë se 100 kompanive ajrore. Duke transportuar 360 pasagjerë në versionin e parë të 1970-ës, versioni pas tij 747 – 8 u certifikua për një numër pasagjerësh deri në 605 maksimumi.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.