Bonot e mbyllin verën në nivele minimale – Norma 3.15%. Prani më e lartë investitorësh, por pa efekt
Bonot e thesarit kanë mbetur edhe këtë javë në nivele minimale, thuajse pranë normës bazë të interesit të Bankës së Shqipërisë, duke konfirmuar trendin rënës që i shoqëroi gjatë gjithë muajve të verës. Në ankandin e fundit për muajin gusht yieldi i bonove të thesarit me afat maturimi 12 mujor ra në 3.15% nga 3.16% në të mëparëshmin. Normë e ngjashme me ato të muajit korrik dhe fare pak më të larta nga ato të qershorit, kur yieldet e bonove një vjeçare ranë në 3.09%. E veccanta e kësaj jave ishte rritja e pranisë së të interesuarve për të investuar në bono 12 mujore. Shuma e shpallur nga Ministria e Financave ishte 7.2 miliardë lekë, ndërkohë që shuma e vënë në dispozicion nga të interesuarit për investuar në këtë isntrument ishte 9.9 miliardë lekë. Në ankandet e mëparëshme dy shumat ishin në nivele të përafërta, gjë që dha sinjale për rënie te interesit për blerje bonosh thesari veccanërisht nga segmenti i individëve.
Por megjithë rritjen e pranëisë së investitorëve këtë javë, vëmendja e tyre për letra me vlerë të qeverisë ka ardhur në rënie gjatë këtij viti, gjë që paqsqyrihet qartë edhe te ecuria e depozitave në sistemin bankar. Gjashtëmujori i parë i këtij viti ka forcuar tendencën e individëve e bizneseve drejt depozitave me afate të gjata. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, depozitat pa afat shënuan një ngadalësim në 8.4% të normave të rritjes, ndërsa ato me afat vijuan rritjen dyshifrore me 11.1% për gjysmën e parë të vitit.
Raporti i këtyre të fundit ndaj depozitave totale arriti 41.5% ose 1.5 pikë përqindje më shumë se në fund të vitit 2022. Ndërkohë, tremujori i dytë është karakterizuar nga një përmirësim më i fortë i depozitave të bizneseve krahasuar me ato të individëve, duke reflektuar gjendjen e mirë të likuiditetit dhe në përgjithësi përmirësimin e gjendjes financiare të tyre.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.