Bursat europiane i rikthehen fitimeve – Investitorët, në pritje të takimit të FED dhe prodhimit industrial
Tregjet europiane të aksioneve janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, duke ndjekur fitimet modeste të tregjeve amerikane dhe aziatike. Investitorët janë në pritje të takimit të Rezervës Federale që zhvillohet javën e ardhshme, ndërsa ditën e sotme po priten të dhënat mbi inflacionin në Francë për gushtin.
Edhe Banka e Anglisë duhej të mblidhej ditën e sotme, por takimi është shtyrë javën e ardhshme, për shkak të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabetha II.
Indeksi pan-Europian STOXX 600 është hapur në rritje me 0.3%, ndërsa performancën më të mirë e realizon sektori bankar.
Shqetësimi kryesor për investitorët vijon të jetë inflacioni i lartë, pasi në Shtetet e Bashkuara rezultoi në 8.3% për gushtin me bazë vjetore dhe me 0.1% me bazë mujore.
Gjithashtu, inflacioni bazë, që përjashton ushqimet dhe energjinë, u rrit me 0.6% krahasuar me korrikun dhe me 6.3% me bazë vjetore. Gjatë ditës së sotme, investitorët po presin të dhënat mbi prodhimin industrial në Eurozonë për korrikun.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.