Dollari dhe Paundi ndërrojnë kah, humbasin e fitojnë përkatësisht mbi 1 pikë brenda natës!
Dollari amerikan ka humbur mbi 1 pikë brenda natës duke e mbyllur javën në të ‘kuqe’ teksa është blerë këtë mëngjes me 118.3 lekë dhe është shitur me 119.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik ndërkaq ka rikuperuar mbi 1 pikë nga dita e djeshme duke e mbyllur këtë periudhe rënieje të vazhdueshme pozitivisht teksa blihet sot me 131 lekë dhe shitet me 133.3 lekë.
Monedha europiane ndërkaq blihet sot me 116.2 lekë dhe shitet me 116.8 lekë duke e mbyllur sërish këtë javë në po të njëjtat vlera si java e shkuar teksa nuk ka pësuar lëvizje të ndjeshme përballë Lekut.
Franga zvicerane sakaq referuar tregut të brendshëm valutor është blerë këtë të premte me 120.7 lekë dhe është shitur me 121.6 lekë teksa ka regjistruar një rënie të lehtë të vlerës në raport em dje.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.