Dollari e mbyll javën në ‘podium’ ndërsa Euro dhe Paundi humbasin pikë!
Dollari amerikan vijon edhe këtë të premte të qëndrojë i fortë përballë monedhës vendase teksa blihet me 117.7 lekë dhe shitet me 118.8 lekë në raport me ditën e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik ndërkaq ka regjistruar zbritje të vlerës sërish mëngjesin e sotëm pasi në raport me ditën e enjte është blerë sot me 132 lekë dhe është shitur me 134 lekë duke e mbyllur këtë javë negativisht.
Franga zvicerane shfaqet relativisht e qëndrueshme këtë të premte pasi krahasuar me një ditë më parë blihet sot me 120 lekë dhe shitet me 121.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Monedha europiane sakaq ka shënuar një rënie të ndjeshme të vlerës këtë fund jave pasi është blerë sot me 116.1 lekë dhe është shitur me 116.8 lekë krahasuar me një ditë më parë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.