Tregu global i vajit të ullirit po stabilizohet - Konsumatorët në SHBA po e preferojnë gjithmonë e më shumë

Kompania më e madhe në botë e vajit të ullirit, spanjollja Deoleo, thotë se periudha e paqëndrueshmërisë shumë të lartë i ka lënë, pa dyshim, vendin kushteve më të qëndrueshme të tregut, duke përmendur rritjen e shitjeve në SHBA. “Cikli shumë kompleks i tregut i përjetuar midis viteve 2022 dhe 2024, i cili pati një ndikim të rëndë por të përkohshëm në industri, tani është lënë pas përfundimisht”, tha CEO i Deoleo, Cristobal Valdes, për CNBC.
Reshjet e favorshme në vendet kryesore prodhuese, përfshirë Spanjën, kanë hapur rrugën për një rendiment të fortë global, tha Valdes, duke siguruar një një furnizim më të fortë dhe të ekuilibruar. Përditësimi vjen ndërsa analistët ngrenë shqetësime në lidhje me perspektivën e furnizimeve globale të vajit të ullirit, që luhaten në mënyrë dramatike nga një sezon në tjetrin, veçanërisht kur çështje të tilla si ndryshimi i klimës, mungesa e ujit dhe sëmundjet vazhdojnë të jenë prezente.
Deoleo e përshkroi më parë periudhën 3-vjeçare, nga viti 2022 deri në vitin 2024, si një nga më sfidueset në historinë e sektorit. Thatësirat e mëdha dhe vapë përvëluese në Europën Jugore shkatërruan pjesë të mëdha të plantacioneve të ullirit, duke kulmuar me një rritje marramendëse të çmimeve, që tronditi si industrinë ashtu edhe konsumatorët.
Çmimet e vajit të ullirit kanë rënë që nga ajo kohë, duke nxitur gjithnjë e më shumë konsumatorë amerikanë, të përqafojnë këtë produkt, që prej kohësh ka qenë një element kryesor i një diete të shëndetshme mesdhetare.
“Ky stabilizim i furnizimit të tregut siguron parashikueshmëri më të madhe, në të gjithë zinxhirin e vlerës dhe na lejon të parashikojmë një mjedis më të qëndrueshëm çmimesh. Kjo, nga ana tjetër, po nxit një rimëkëmbje të kërkesës globale të familjeve”, tha Valdes. Krahas Italisë dhe Greqisë, Spanja është një nga prodhuesit kryesorë në botë të këtij produkti të çmuar dhe një referencë globale për çmimet.
Çmimi i vajit të ullirit ekstra të virgjër në Spanjë ishte në 3.9 euro për kilogram, sipas të dhënave të fundit javore të Komisionit Evropian, duke vazhduar një trend të qëndrueshëm në rënie që nga fillimi i vitit. Në janar të vitit 2024, çmimi ishte në një rekord prej 9.3 euro për kilogram.
“Siguria globale e energjisë, në rrezik” - Kreu i IEA kërkon hapjen brenda pak javësh të Hormuzit
Nëse SHBA-të dhe Irani nuk e rrisin së shpejti naftën që rrjedh përmes Ngushticës së Hormuzit, bota duhet të shqetësohet për sigurinë energjetike, tha......
Treguesit fiskalë janar-qershor 2026, MF: Të ardhurat 410.6 miliardë lekë, shpenzimet 357.8 miliardë lekë
Ministria e Financave ka publikuar treguesit paraprakë fiskale të gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Sipas shifrave zyrtare të ardhurat totale të......
20 shkolla në projektin smart city - Rama: Projekt që transformon rrënjësisht sigurinë publike në vend
20 shkollat më të frekuentuara në Tiranë janë pajisur me 600 kamera inteligjente në kuadër të projektit Smart City. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij......
Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas/ Kuvendi miraton kredinë prej 11,620 milionë euro nga BERZH
Kuvendi ka ratifikuar huanë prej 11,620 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) që do të përdoret për elektrifikimin e linjës......
Tkurret tregu i institucioneve financiare jobanka - BSH: Përthithja e një prej subjekteve të kreditimit nga një bankë ndryshoi ecurinë
Tregu i institucioneve financiare jobanka është tkurrur gjatë vitit 2025, kryesisht si pasojë e kalimit të një prej kompanive më të mëdha të kreditimit në......
14 konvikte drejt rikonstruksionit - Shahini: Ambiente moderne dhe të përballueshme për studentët
14 godina të Qytetit Studenti do i nënshtrohen rikonstruksionit, me qëllim modernizimin e kushteve për të rinjtë të cilët zgjedhin të akomodohen në......
Pretendimet kreditore njihen si kolateral financiar - Kuadri i ri ligjor synon më shumë siguri për transaksionet, integrim me tregjet evropiane
Në Shqipëri pritet të krijohet një kuadër i ri ligjor për sistemet e pagesave dhe kolateralin financiar, me synimin për të rritur sigurinë e transaksioneve......
Më pak shqiptarë punojnë falas për biznesin e familjes/ Të rinjtë dhe femrat vijojnë të mbeten më të ekspozuar
Përqindja e personave që punojnë pa pagesë në biznesin e familjes ka shënuar rënie gjatë vitit 2025, duke treguar një përmirësim të lehtë në strukturën e......

