Rekordet turistike të Kosovës - Mbi 1.6 milion net-qëndrime, mbi 762 mijë vizitorë

Sektori i turizmit në Kosovë ka njohur një trend rritës gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara në kuadër të hulumtimit të Hotelerisë dhe Turizmit, gjatë vitit të kaluar në vend janë regjistruar gjithsej 762.836 vizitorë, duke shënuar rritje krahasuar me vitin 2024.
Nga numri i përgjithshëm i vizitorëve, 39,3 për qind ishin vizitorë vendorë, ndërsa 60,7 për qind vizitorë të huaj, duke dëshmuar se Kosova po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga jashtë vendit. Po ashtu, gjatë vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 1.653.390 net-qëndrime në objektet akomoduese të vendit. Nga këto, 45,4 për qind janë realizuar nga vizitorët vendorë, ndërsa 54,6 për qind nga turistët e huaj. Të dhënat e ASK tregojnë se interesimi i qytetarëve të Kosovës për të udhëtuar brenda vendit është rritur. Krahasuar me vitin 2024, numri i vizitorëve vendorë është rritur për 9,1 për qind, ndërsa net-qëndrimet e tyre janë rritur për 8 për qind.
Edhe turistët e huaj kanë shënuar rritje të konsiderueshme. Gjatë vitit 2025, numri i tyre arriti në 463.092 vizitorë, ose 9,4 për qind më shumë sesa një vit më parë. Sipas statistikave, numri më i madh i turistëve të huaj që vizituan Kosovën vijnë nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia, shtete që prej vitesh përbëjnë pjesën më të madhe të vizitorëve ndërkombëtarë në vend. Ndërkohë, të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2025, 639.945 persona kanë realizuar të paktën një udhëtim me net-qëndrim brenda ose jashtë Kosovës, duke reflektuar një lëvizshmëri më të madhe të qytetarëve krahasuar me vitet e kaluara.
Një tjetër tregues i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit është edhe numri i hyrjeve të shtetasve të huaj në territorin e Kosovës. Sipas të dhënave të grumbulluara në pikat kufitare, gjatë periudhës janar-dhjetor 2025 janë regjistruar 7.465.625 hyrje të shtetasve të huaj, një shifër që dëshmon për qarkullimin e madh të vizitorëve dhe rëndësinë në rritje të Kosovës si destinacion rajonal për udhëtime.
Çmimet rriten, Trump: Më pëlqen inflacioni - Popullariteti i Presidentit në nivelin më të ulët të karrierës
Presidenti Donald Trump, pas publikimit të të dhënave të inflacionit që tregonin rritje mbi 4% , u tha gazetarëve se e "pëlqente" inflacionin, duke shtuar se......
Bitcoin: Si fluturuan 1 trilion dollarë në 8 muaj? - Kriptomonedhat në plan të dytë, investitorët me sy nga AI
Bitcoin ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke zbritur nga rekordi prej 126,000 dollarësh vjeshtën e kaluar në pak mbi 60,000 dollarë aktualisht. Zhvlerësimi......
Paradokset e punësimit, Evropa kundër vetes - Nevoja për punëtorë bie ndesh me politikat e migracionit
Evropa përballet me një paradoks: ekonomitë kanë nevojë për punëtorë ndërsa qeveritë shtrëngojnë rregullat e migracionit. Ky tension rritet ndërsa Pakti i......
Nafta rritet me më shumë se 1 dollar për fuçi - Përshkallëzimi i luftës SHBA-Iran po shqetëson tregtarët
Çmimet e naftës u rritën të enjten ndërsa Teherani deklaroi mbylljen e pikës kritike të kalimit të energjisë, Ngushticës së Hormuzit. Reagimi erdhi menjëherë......
SHBA-të po investojnë miliarda në Ballkan - Brukseli i shqetësuar për një varësi të re të Evropës
“Shtetet e Bashkuara po e përdorin transformimin e furnizimit me energji të Evropës për të zgjeruar ndikimin e tyre gjeopolitik në Ballkan. Duke investuar në......
Franca shton 157,000 hektarë pyje të mbrojtura - Natyra po përballet me presion në shumë vende të tjera
Të martën, më 9 qershor, autoritetet në Francë njoftuan se kanë krijuar shtatë rezerva të reja biologjike dhe ka zgjeruar dy ekzistuese. Së bashku, ato......
Kupa e Botës, debati për çmimet e biletave - Presidenti i FIFA-s, Infantino: Le të fillojë festa!
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, mbrojti mënyrën se si organi qeverisës i futbollit botëror i kishte trajtuar çështjet e vizave përpara Kupës së Botës,......
Remitancat arrijnë rekord të ri në fillimvit/ Paratë e dërguara nga emigrantët arritën në 274 milionë euro
Paratë që emigrantët shqiptarë dërgojnë për familjet e tyre në Shqipëri vijojnë të shënojnë rritje, duke mbetur një ndër burimet më të rëndësishme të hyrjes......



