Remitancat arrijnë rekord të ri në fillimvit/ Paratë e dërguara nga emigrantët arritën në 274 milionë euro

Paratë që emigrantët shqiptarë dërgojnë për familjet e tyre në Shqipëri vijojnë të shënojnë rritje, duke mbetur një ndër burimet më të rëndësishme të hyrjes së valutës në ekonomi. Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, remitancat arritën në 274.3 milionë euro në tremujorin e parë të vitit 2026, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur remitancat ishin 250.7 milionë euro, prurjet u rritën me rreth 9%, ndërsa në raport me vitin 2024 rritja arrin në mbi 13%. Tendenca pozitive është bërë më e fortë pas pandemisë, me flukse që janë rritur nga viti në vit dhe kanë arritur nivele rekord.
Rritja e remitancave lidhet edhe me zgjerimin e diasporës shqiptare. Të dhënat demografike tregojnë se rënia e popullsisë në vend vijon të ndikohet kryesisht nga emigracioni. Edhe pse në vitin 2025 shtesa natyrore e popullsisë ishte pozitive, me 1.147 lindje më shumë se vdekje, migracioni neto mbeti negativ me 28.531 persona, duke konfirmuar se largimet jashtë vendit vijojnë të jenë faktori kryesor i tkurrjes së popullsisë.
Sipas publikimeve të mëparshme nga INSTAT, të dhënat tregojnë se burimi kryesor i remitancave mbeten komunitetet shqiptare në Itali dhe Greqi, pra aty ku ka edhe më shumë emigrantë. Këto flukse financiare përbëjnë një mbështetje të rëndësishme për konsumin e familjeve dhe një burim të qëndrueshëm të valutës për ekonominë shqiptare.
Megjithatë rekordet e remitancave vijnë në një periudhë kur monedha europiane ka prekur nivelin më të ulët historik, duke bërë që familjet që mbahen nga të ardhurat nga jashtë të përfitojnë më pak.
Nga siguria ushqimore tek kompensimet e pronarëve, publikohen vendimet që miratoi qeveria
Agjencia për Media dhe Informim ju njofton lidhur me Vendimet dhe projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, datë 10 qershor 2026: Këshilli......
Projektligji, Qeveria miraton modelin e ri të organizimit dhe llogaridhënies në administratën shtetërore
Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije se Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin për organizimin dhe......
Rreth 1 miliard euro nga turistët në fillimvit/ Bilanci neto i turizmit u zgjerua në mbi 360 milionë euro në tre muajt e parë të 2026
Turizmi vijon të jetë një nga motorët më të fortë të ekonomisë shqiptare edhe në vitin 2026. Të dhënat e bilancit të pagesave tregojnë se gjatë tremujorit të......
Shtrenjtohen ndjeshëm transporti dhe energjia - ASK: Inflacioni në Kosovë arrin në 6.8 për qind
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin maj 2026, duke zbatuar klasifikimin e......
Cash-i dominon ende transaksionet në Shqipëri - BSH: Qarkulluan mbi 553 miliardë lekë në sportelet bankare gjatë tremujorit të parë të vitit
Paraja cash vijon të mbetet një nga format më të përdorura të transaksioneve në Shqipëri, pavarësisht rritjes së pagesave elektronike dhe përdorimit të......
Reforma në administratë, BE vlerëson progresin e Shqipërisë - Pirdeni: ASPA zgjeron trajnimet, 540 pjesëmarrës nga sektori privat
Reforma në administratën publike dhe modernizimi i shërbimit civil mbeten ndër prioritetet kryesore në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Gjatë......
Modeli francez i administrimit të pasurive të krimit - AAPSK dhe ARO zgjerojnë bashkëpunimin ndërkombëtar
Një delegacion i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) dhe Zyrës së Rikuperimit të Aseteve (ARO), i drejtuar nga......
Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës arriti në 76.2%/ Bujqësia kryeson rënien e punësimit, shërbimet shfaqin rritje
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), tregu i punës në Shqipëri paraqet një tablo të përzier në tremujorin e......



