Shqipëria Postuar më 11 Qershor 2026, 11:05

Dollari amerikan humbet pikë – Forcohen Franga dhe Paundi

Nga Edel Strazimiri

Dollari amerikan humbet pikë – Forcohen Franga dhe Paundi

Dollari amerikan ka regjistruar rënie të vlerës pasi e nisi këtë javë pozitivisht duke fituar pikë në mënyrë konstante deri më sot teksa është blerë këtë mëngjes me 81.6 lekë dhe është shitur me 82.6 lekë në raport me ditën e djeshme.

Monedha europiane vijon edhe këtë të enjte të mos shënojë luhatje të konsiderueshme të vlerës pasi krahasuar me një ditë më parë është blerë sot me 94.6 lekë dhe është shitur me 95.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane sakaq është forcuar ndjeshëm mëngjesin e sotëm duke fituar pikë nga dita që lamë pas teksa është blerë me 102.3 lekë dhe është shitur me 103.3 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik gjithashtu ka pasur një rritje të kuotës mëngjesin e kësaj të enjte duke u blerë sot me 109.3 lekë dhe duke u shitur me 110.3 lekë krahasuar me ditën e mërkurë duke vijuar një trend rritës edhe këtë mëngjes.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat