Shqipëria Postuar më 10 Qershor 2026, 13:42

Reforma në administratë, BE vlerëson progresin e Shqipërisë - Pirdeni: ASPA zgjeron trajnimet, 540 pjesëmarrës nga sektori privat

Nga Diamila Leka

Reforma në administratë, BE vlerëson progresin e

Reforma në administratën publike dhe modernizimi i shërbimit civil mbeten ndër prioritetet kryesore në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Gjatë raportimit në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, prezantoi ecurinë e reformave dhe aktivitetin vjetor të Departamentit të Administratës Publike.

Sipas ministres, vlerësimet e Bashkimit Europian për Shqipërinë evidentojnë një kuadër strategjik të konsoliduar për reformën në administratën publike, si dhe për menaxhimin e financave publike.

Një nga elementët e vlerësuar pozitivisht është edhe reforma e pagave në sektorin publik, përfshirë nivelin e vetëqeverisjes vendore. Ministrja Pirdeni u ndal edhe te ecuria e strategjisë ndërsektoriale të reformës së administratës publike për vitin 2025.

“"Kurse çfarë i përket 2025-ës, ishte miratimi i strategjisë ndërsektoriale të reformës së administratës publike dhe i planit të saj të veprimit 2025–2027, duke reflektuar edhe gjetjet e raportit të fundit të vlerësimit të këtij institucioni për Shqipërinë. U monitoruan 57 masa të kësaj strategjie dhe 119 aktivitete, të cilat janë vlerësuar me një nivel të kënaqshëm zbatimi me mbi 72%. Progres u shënua veçanërisht në forcimin e planifikimit strategjik, koordinimin e politikave, avancimit të reformës së shërbimit civil, veçanërisht dhe zgjerimin e digjitalizimit dhe modernizimin e organizimit të administratës publike.”

Ndër të tjeram ministrja Pirdeni, listoi edhe zhvillimet më të rëndësishme të vitit 2025.

"Gjithashtu, një fokus i veçantë në vitin 2025 i është kushtuar forcimit të rolit të Shkollës së Administratës Publike (ASPA). Ky si një institucion qendror për zhvillimin profesional të administratës publike shqiptare. Ndryshimet e miratuara përgjatë vitit 2024 sollën një trend pozitiv, ku si rezultat u rrit atraktiviteti i trajnimit në administratën publike për të tërhequr ekspertët më të mirë, si pasojë e rritjes së nivelit të pagesës për trajnuesit. Në të njëjtën kohë, ASPA ka vijuar të zgjerojë aktivitetin e saj dhe ka një rritje të ndjeshme të pjesëmarrjes së punonjësve nga njëri vit në tjetrin në zhvillimin profesional që ofrohet në të gjitha programet që ofron ASPA. Ka vijuar gjithashtu të zbatohet modeli i vetëfinancimit të ASPA-s përmes zgjerimit të ofertës së trajnimit për trajnime të certifikuara. Në këtë kuadër, shkolla ka trajnuar 540 pjesëmarrës nga sektori privat, kryesisht për fusha si Prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, dhe menaxhimi i projekteve.”

Gjithashtu ministrja theksoi se janë trajtuar edhe çështje të rëndësishme si  rishikimi i dyakteve ligji “Për shërbimin civil”, dhe ligji “Për funksionimin e adminsitratës shtetërore”.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat