Projektligji, Qeveria miraton modelin e ri të organizimit dhe llogaridhënies në administratën shtetërore

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije se Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”.
Pas 14 vitesh zbatimi, një nga aktet themelore që rregullon veprimtarinë e administratës shtetërore ndryshohet me synim modernizimin e organizimit dhe rritjen e llogaridhënies së institucioneve publike, në funksion të afrimit me standardet më të mira evropiane.
Në funksion të rritjes së llogaridhënies dhe transparencës, projektligji vendos një sistem të unifikuar monitorimi të performancës në administratën shtetërore, duke standardizuar proceset e planifikimit dhe raportimit nga të gjitha institucionet e varësisë tek ministritë përgjegjëse. Për herë tëparë, raportet e performancës së secilit institucion do të publikohen për qytetarët, duke forcuar transparencën dhe mundësuar një vlerësim më të qartë të rezultateve të arritura nga administrata publike.
Projektligji rikoncepton organizimin e institucioneve joministrore, duke i ndarë ato në dy kategori kryesore: institucione varësie dhe agjenci autonome. Ndryshimet synojnë të qartësojnë përgjegjësitë, të forcojnë mbikëqyrjen dhe të rrisin llogaridhënien e institucioneve ndaj ministrive përgjegjëse dhe qendrës së qeverisjes.
Një tjetër objektiv i rëndësishëm i reformës është parandalimii fragmentarizimit të administratës në një numër të madh institucionesh varësie. Në këtë kuadër, projektligji kufizon krijimin e institucione me numër të vogël punonjësish, funksionet e të cilave mund të përthithen ose të ushtrohen në mënyrë më efikase nga ministritë përkatëse.
Në nivelin e menaxhimit të brendshëm institucional, projektligji forcon rolin e drejtorive të përgjithshme, të cilat do të jenë tashmë instanca më e lartë vendimmarrëse për proceset rutinore, përveç rasteve kur ligji ngarkon ministrin ose sekretarin e përgjithshëm për marrjen e vendimit, duke reduktuar centralizimin aktual të vendimmarrjes.
Një nga elementët kryesorë të reformës është përcaktimi i kritereve për kalimin e institucioneve në varësi të Kryeministrit, me synimin për të shmangur mbingarkesën e qendrës së qeverisjes dhe për të garantuar fokusimin e saj te koordinimi ndërsektorial dhe prioritetet strategjike të qeverisë. Projektligji parashikon që strukturat e reja të krijohen vetëm kur janë të domosdoshme, me mandat të kufizuar në kohë dhe të lidhur me objektiva të përcaktuara qartë.
Ndikimi më i prekshëm i reformës për qytetarët pritet të vijë përmes vendosjes së rregullave të qarta për rekrutimin, zhvillimin në karrierë dhe largimin nga puna të punonjësve të shërbimeve publike që funksionojnë sipas Kodit të Punës, përfshirë spitalet, shkollat dhe institucionet sociale. Synimi është garantimi i standardeve më të larta të profesionalizmit, integritetit dhe performancës në shërbimet që qytetarët marrin çdo ditë.
Në tërësi, ndryshimet e propozuara dhe të dakordësuara edhe me Komisionin Evropian dhe OECD/SIGMA synojnë ndërtimin e një administrate moderne, inovative dhe të përgjegjshme, e cila matet jo vetëm me procedurat dhe rezultatet e saj, por edhe me ndikimin konkret që ka në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Rreth 1 miliard euro nga turistët në fillimvit/ Bilanci neto i turizmit u zgjerua në mbi 360 milionë euro në tre muajt e parë të 2026
Turizmi vijon të jetë një nga motorët më të fortë të ekonomisë shqiptare edhe në vitin 2026. Të dhënat e bilancit të pagesave tregojnë se gjatë tremujorit të......
Shtrenjtohen ndjeshëm transporti dhe energjia - ASK: Inflacioni në Kosovë arrin në 6.8 për qind
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin maj 2026, duke zbatuar klasifikimin e......
Cash-i dominon ende transaksionet në Shqipëri - BSH: Qarkulluan mbi 553 miliardë lekë në sportelet bankare gjatë tremujorit të parë të vitit
Paraja cash vijon të mbetet një nga format më të përdorura të transaksioneve në Shqipëri, pavarësisht rritjes së pagesave elektronike dhe përdorimit të......
Reforma në administratë, BE vlerëson progresin e Shqipërisë - Pirdeni: ASPA zgjeron trajnimet, 540 pjesëmarrës nga sektori privat
Reforma në administratën publike dhe modernizimi i shërbimit civil mbeten ndër prioritetet kryesore në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Gjatë......
Modeli francez i administrimit të pasurive të krimit - AAPSK dhe ARO zgjerojnë bashkëpunimin ndërkombëtar
Një delegacion i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) dhe Zyrës së Rikuperimit të Aseteve (ARO), i drejtuar nga......
Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës arriti në 76.2%/ Bujqësia kryeson rënien e punësimit, shërbimet shfaqin rritje
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), tregu i punës në Shqipëri paraqet një tablo të përzier në tremujorin e......
Hoxha në SEECP: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së ka hyrë në fazën më vendimtare, synohet mbyllja e negociatave deri në 2027
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka marrë pjesë në takimin Ministror të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që po......
Peleshi takohet në Athinë me Plakiotakis: Greqia mbështet rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe forcimin e bashkëpunimit parlamentar
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka zhvilluar një takim zyrtar në Athinë me kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane dhe nënkryetarin e......



