Shqipëria Postuar më 11 Qershor 2026, 13:13

“Analizë e plotë shkencore për ndikimin në mjedis” - Ministri Jaupaj për Zvërnecin: Ligji nuk i ndalon, vendos kushte

Nga Fabjona Pasho

“Analizë e plotë shkencore për ndikimin në

Projekti që do të paraqitet për zhvillimin e zonës së mbrojtur Pishë-Poro- Nartë do I nënshtrohet një analize të thelluar për ndikimin në mjedis. Kështu u shpreh Ministri I Mjedisit, Sofjan Jaupaj, gjatë një interpelance në Kuvend lidhur me Zvërnecin.

“Askush s’mund të vërë në dyshim angazhimin tonë për natyrën sepse është i matshëm. Është debat i shëndetshëm dhe i nevojshëm, por duhet të mbështetemi te faktet, ligjet dhe shkenca.

Së pari, janë ngritur pretendime se procedura mjedisore është anashkaluar. Faktet tregojnë se pas shqyrtimit të dokumentacionit, u vendos që duhet t’i nënshtrohet procedurës së thelluar të ndikimit në mjedis, pra është aktivizuar niveli më i lartë i legjislacionit. Projekti do t’i nënshtrohet një analize të plotë.  Me fjalë të tjera, shteti shqiptar ka vendosur që vendimmarrja mjedisore të vendoset mbi evidencën shkencore. Është pikërisht garancia që mbrojtja e natyrës duhet të bazohet mbi fakte, studime dhe vlerësime profesionale.

Statusi i zonës së mbrojtur. Zona e Pishë-Poros është shpallur zonë e mbrojtur, kategoria V që nuk është rezervë strikte natyrore. Filozofia bazohet mbi bashkëjetesën e natyrës dhe aktivitetit ekonomik e social. Mbi zonat e mbrojtura mund të ekzistojnë qendra banimi etj. Ligji shqiptar nuk vendos ndalime, por kushte sesi duhet të realizohen”, u shpreh Jaupaj.

Më tej, Jaupaj tha se BE nuk përcapton kriteret e një zone të mbrojtur, por jep direktiva, të cilat Shqipëria sipas tij I ka plotësuar.

Interpelanca u kërkua nga deputetët e opozitës, të cilët kërkojnë transparencë për projektin, mbi pretendimet se ligji I zonave të mbrojtura ka ndryshuar për ti hapur rrugë investimeve.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat