Bashkitë në “revansh” për taksat, mbledhin dyfishin e tyre - 371 milionë euro në 6 muaj, më shumë të ardhura nga taksa e pasurisë

Pushteti vendor po mbledh gjithnjë e më shumë të ardhura nga taksat dhe tarifat vendore që paguajnë qytetarët shqiptarë në secilën bashki.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në gjysmën e parë të vitit, 61 bashkitë në vend kanë mbledhur afro 34.8 miliardë leke apo rreth 371 milionë euro.
Në raport me 6 mujorin e 2025-ës të ardhurat e pushtetit lokal për periudhën janar-qershor 2026 regjistrohen me rritje prej rreth 15,7 miliardë lekë apo rreth 81.9% . Edhe në raport me planin, bashkitë kanë tejkaluar parashikimin me 68.2 %, duke arkëtuar afro 14.1 miliardë lekë më shumë.
Peshën më të madhe në rritje e mbajnë të hyrat nga taksat lokale. Të kategorizuar sipas zërave, nga taksat lokale janë mbledhur rreth 28.9 miliardë lekë apo rreth 308 milionë euro, nga 14.4 miliardë lekë të mbledhura në janar-qershor 2025, duke u dyfishuar në raport me këtë periudhë. Ndërsa edhe në raport me planin, vihet re dyfishim i të ardhurave.
Nga taksa e pasurisë të ardhurat në 6 mujorin e parë 2026 janë realizuar në nivelin e 5.9 miliardë lekë apo rreth 63 milionë euro, me një rritje prej 1.2 miliardë lekësh apo 25.4 % krahasuar me vjet.
Në strukturën e të ardhurave nga taksat vendore mbizotëron kontributi i të ardhurave nga dy taksa kryesore, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja e cila zë 37 % të totalit, dhe të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme (ndërtesa, tokë bujqësore dhe truall), përfaqësojnë afro 18 % të totalit të të hyrave vendore.
Rritjen më të madhe në burimet e të ardhurave të veta të pushtetit vendor e ka taksa e ndikimit në infrastrukturë. Bashkitë me rritjen më të madhe të të ardhurave nga kjo taksë janë Tirana, Vlora , Himara dhe Saranda, të cilat kanë dhe kërkesën më të lartë për ndërtime.
Rritja e fortë e të ardhurave nga kjo taksë reflekton dinamikën e lartë të investimeve në ndërtim, veçanërisht në zonat turistike dhe urbane. Këto të ardhura krijojnë mundësi shtesë për bashkitë në përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e investime në infrastrukturën lokale.
Megjithatë të ardhurat e pushteti vendor, mbeten të varura në masë të madhe nga transfertat buxhetore të shtetit. Ky varësi është një tregues i pafavorshëm për buxhetin lokal, pasi autoritetet vendore shpesh nuk kanë mundësi të krijojnë burime të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e nevojshme lokale. Po ashtu, decentralizimi fiskal si raport i shpërndarjes së të ardhurave ndërmjet dy niveleve të qeverisjes vazhdon të mbetet akoma shumë i ulët.
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme përgjatë kësaj jave nuk ka pasur luhatje të ndjeshme ditën e sotme në raport me dje duke u blerë me 81.7 lekë......
Të huajt dhe të miturit, në fokus të inspektimeve - Muçaj: “Inspektorati 2.0”, kontrolle sipas standardeve të BE-së
Përveç kontrolleve të shtuara në sektorin e ndërtimit dhe të turizmit, ku është përqëndruar më së shumti Inpektoriati i Punës, kryeinspektori Eljo Muçaj tha......
Punësimi i grupeve vulnerabël - Mbi 2,500 persona të integruar, AKPA: Synohet akses për çdo punëkërkues
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka publikuar të dhënat mbi punësimin e grupeve vulnerabël për gjashtëmujorin e parë të vitit, duke bërë të ditur......
10 mld paund/vit nga taksa mbi super të pasurit - Burnham i kërkohet të vendosë një tarifë minimale prej 2%
Një taksë mbi pasurinë për familjet super të pasura të Mbretërisë së Bashkuar mund të mbledhë 10 miliardë paund në vit, sipas akademikëve, të cilët i kërkuan......
Rritja ekonomike globale do të ngadalësohet në 1.3% - BB: Vendet në zhvillim do të goditen më fort, nga rritja e boxhit dhe inflacionit
Përshkallëzimi i konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të “ushqejë” inflacionin, të rrisë normat e interesit dhe të ulë rritjen globale në......
BQE zbulon dizajnet e reja të kartëmonedhave - Fituesi pritet të përzgjidhet deri në fund të vitit
Banka Qendrore Evropiane zbuloi një listë të shkurtër të dizajneve të reja të kartëmonedhave dhe pret të zgjedhë një fitues deri në fund të vitit në......
Falen 332 milionë euro detyrime të bizneseve/ Anti-informaliteti, Tatimet: 932 milionë euro më shumë në dy vitet e fundit
Reforma ani-informalitet e ndërmarrë intensivisht në dy vitet e fundit, ka prodhuar edhe rezultate konkrete duke reflektuar rritje të të ardhurave buxhetore,......
SHBA, tarifa të reja 10-12.5% për 60 vende - Masa justifikohet me mosrespektimin e standardeve ndërkombëtare të punës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin tarifa, që variojnë nga 10% deri në 12.5%, për importin e mallrave nga 60 ekonomi anembanë botës, duke filluar......

