Biznesi i vogël “mban” ekonominë - OECD: Shqipëria përparon në mbështetjen e sipërmarrjes, sfidë digjitalizimi

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme vijojnë të mbeten shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare, duke gjeneruar rreth 78% të vlerës së shtuar dhe mbi 82% të punësimit në vend. Sipas një raporti më të fundit të OECD për vitin 2026, Shqipëria ka shënuar përparim në mbështetjen e këtij sektori, megjithëse sfidat mbeten të shumta.
Raporti vlerëson se është zgjeruar mbështetja për bizneset që investojnë në teknologji të gjelbra, përmes granteve, skemave të financimit dhe projekteve që nxisin përdorimin e teknologjive moderne dhe modeleve të qëndrueshme të biznesit.
Po ashtu, është forcuar edukimi sipërmarrës në sistemin arsimor, ndërsa janë shtuar programet për mbështetjen e grave sipërmarrëse. Aktualisht, gratë përbëjnë 58% të pjesëmarrësve në programet shtetërore të trajnimit për sipërmarrjen. Një tjetër zhvillim pozitiv është forcimi i ekosistemit të inovacionit. Strategjia e Specializimit Inteligjent, grantet për bizneset inovative dhe hapja e Parkut Teknologjik të Durrësit synojnë të krijojnë më shumë mundësi për startup-et dhe bashkëpunimin mes biznesit dhe kërkimit shkencor.
Megjithatë, OECD evidenton edhe disa dobësi. Shqipëria ende nuk ka një program të dedikuar për ristrukturimin e bizneseve që përballen me vështirësi financiare, ndërsa normat e rikuperimit mbeten më të ulëta se mesatarja e Bashkimit Evropian. Raporti ngre shqetësime edhe për mungesën e aftësive të kualifikuara në tregun e punës, që vështirëson transformimin dhe rritjen e produktivitetit të bizneseve.
Një tjetër sfidë mbetet digjitalizimi. Edhe pse shumica e bizneseve përdorin të paktën një mjet dixhital, teknologjitë më të avancuara, si inteligjenca artificiale, analiza e të dhënave dhe automatizimi, përdoren ende në nivele të ulëta.
Sipas OECD-së, adresimi i këtyre sfidave do të jetë vendimtar që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të rrisin konkurrueshmërinë dhe të kontribuojnë më tej në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Çelet Shkolla Kombëtare e Fluturimit - Rama: Stërvitje e certifikim edhe për pilotë të NATO-s e Kosovës
Është çelur Shkolla Kombëtare e Fluturimit, e cila do të përgatisë në Shqipëri pilotë dhe kontrollorë të fluturimit sipas standardeve të NATO-s. Kjo Shkollë......
Indeksimi dhe bonuset, rreth 170 milionë euro në 2026-ën/ Objektiv, 400 euro pensioni mesatar dhe 220 euro ai i pjesshëm
Prej datës 1 Korrik po vijon shpërndarjen e bonusit të verës prej 5 mijë lekësh të reja për të gjithë pensionistët. Ndërkohë, pritet që në muajin dhjetor të......
8.9 miliardë lekë më shumë për shëndetësinë - Investime në barna, shërbime spitalore dhe mbështetje sociale
Buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2026 i shtohen 8.9 miliardë lekë krahasuar me parashikimin fillestar. Sipas......
Nga hotelet te bujqësia, kush fiton nga turizmi? - Topuzi: Çdo turist që vjen, angazhon në punë shtatë punonjës
Turizmi nuk sjell të ardhura vetëm për hotelet dhe restorantet. Efekti i tij shtrihet te ndërtimi, bujqësia, transporti, tregtia dhe një sërë shërbimesh të......
Pse bonusi i bebes ra me 32.6% në 2025? - 4 671 çeqe me fond rreth 1.48 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar
Shpenzimet për bonusin e bebes ranë ndjeshëm gjatë vitit 2025, në një kohë kur vendi përballet me rënie të lindjeve e plakje të popullsisë. Ekspertët......
Kosova pritet të humbë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes - Nga reformat e pazbatuara, pesë kanë të bëjnë me zbatimin e ligjeve
Kosova pritet të humbasë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian si pasojë e moszbatimit të reformave. Kryenegociatori i Kosovës me......
Transformimi i administratës publike - Rama: Proces jashtëzakonisht kompleks dhe i vështirë
Tranformimi i administratës publike është një proces i vështirë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Edicionin e Tretë të Javës së......
Si ndryshon niveli i papunësisë në qarqe? Lezha mbetet në krye të renditjes, Kukësi përkeqësohet
Papunësia mbetet një nga treguesit më të rëndësishëm për të vlerësuar gjendjen e tregut të punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Të dhënat më të fundit......



