Shqipëria Postuar më 3 Korrik 2026, 12:56

Nga hotelet te bujqësia, kush fiton nga turizmi? - Topuzi: Çdo turist që vjen, angazhon në punë shtatë punonjës

Nga Diamila Leka

Nga hotelet te bujqësia, kush fiton nga turizmi? - Topuzi: Çdo

Turizmi nuk sjell të ardhura vetëm për hotelet dhe restorantet. Efekti i tij shtrihet te ndërtimi, bujqësia, transporti, tregtia dhe një sërë shërbimesh të tjera, duke vënë në lëvizje një pjesë të konsiderueshme të ekonomisë lokale.

Sipas kreut të Shoqatës së Operatorëve turistik, Zak Topuzi, çdo turist që hyn në vend, krijon kërkesë për disa profesione dhe aktivitete ekonomike, nga punët më të thjeshta deri te pozicionet drejtuese dhe të mirëpaguara.

“Turizmi është industria që angazhon më shumë industri të tjera bashkë. Pra, çdo turist që zbret në kufi, fut në punë shtatë veta të tjerë. Vetëm kaq duhet të kuptojmë. Dhe turizmi ka një gjë specifike, nuk kufizon njerëz profesionalisht të përcaktuar. Pra, ti duhet të jesh IT që të punosh në disa lloj punësh dhe të marrësh një pagë të lartë. Turizmi të jep mundësi që ti të punosh që nga baçevan, shofer, bujk, deri te menaxher, drejtues hoteli.”

Topuzi kundërshton perceptimin se investimet turistike krijojnë vetëm vende pune si kamerierë apo punonjës pastrimi. Sipas tij, në strukturat turistike me standard të lartë, pjesa më e madhe e të ardhurave shpërndahet në paga dhe shpenzime operative.

“Dhe ka një koncept të gabuar që e ndoqja, e kam ndjekur këto, këto muaj, duke folur që turizmi apo investimet, resortet krijojnë... edhe koncepti që ne punësojmë vetëm pastrues apo, apo kamerierë, është një koncept shumë i gabuar. Një investim i madh turistik në nivelin e pesë yjeve dhe më cilësor, 45% deri në 48% i ka pagat. Pra, ka konsum pagash. Vetëm 15% deri në 20% janë fitimet e korporatës që e menaxhon këtë gjë. Dhe pjesa tjetër, pra gati 30 e ca, 32-34% janë po themi shpenzime operative që lidhen prapë me zonën. Pra, janë furnizime ushqimore, mirëmbajtje, ë marangozi, do ndërrohet karrigia... pra të gjitha këto, pjesa më e madhe mbeten në vend.”

Hotelet dhe restorantet marrin të ardhurat e drejtpërdrejta, ndërtimi përfiton nga investimet, ndërsa ekonomia lokale mund të marrë pjesën më të qëndrueshme të vlerës, përmes pagave, furnizimeve dhe shërbimeve që mbështesin aktivitetin turistik.

 

Shqipëria 3 Korrik Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme përgjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë të të premte në vlera të qëndrueshme teksa është blerë sot me 81.5 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat