Shqipëria Postuar më 3 Korrik 2026, 10:34

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme përgjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë të të premte në vlera të qëndrueshme teksa është blerë sot me 81.5 lekë dhe është shitur me 82.8 lekë në raport me ditën që lamë pas.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane gjithashtu duket konstante mëngjesin e sotëm pa ndonjë lëvizje të ndjeshme nga dita e enjte teksa është blerë sot me 93.6 lekë dhe është shitur me 94.4 lekë.

Franga zvicerane sakaq ka vijuar trendin e saj rritës edhe mëngjesin e kësaj të premte duke regjistruar sot vlera pozitive në raport me ditën e djeshme teksa është blerë me 101.5 lekë dhe është shitur me 102.6 lekë.

Paundi britanik ndërkaq nuk ka pasur luhatje të konsiderueshme të kuotës këtë mëngjes duke u blerë sot me 108.8 lekë dhe duke u shitur me 110 lekë në raport me ditën e shkuar referuar tregut të brendshëm valutor.

 

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat