Gjermania me paketë të re reformash - Ulje taksash, ndryshime në pensione dhe tregun e punës

Qeveria gjermane ka prezantuar një paketë të gjerë reformash ekonomike, e cila pritet të zbatohet plotësisht deri në vitin 2028. Paketa përfshin ndryshime në sistemin e taksave, tregun e punës, pensionet dhe administratën publike, me synimin për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të ulur burokracinë.
Kancelari Friedrich Merz deklaroi se objektivi kryesor i reformave është ulja e barrës fiskale dhe thjeshtimi i procedurave administrative. Sipas tij, përfituesit më të mëdhenj do të jenë familjet me dy fëmijë, të cilat pritet të kursejnë mbi 600 euro në vit falë lehtësimeve tatimore.
Sipas qeverisë, këto lehtësime do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 10 miliardë euro më pak të ardhura nga tatimet. Për të kompensuar këtë mungesë, është parashikuar rritja e taksave për shtresat me të ardhura më të larta, deri në 47 për qind.
Reformat prekin edhe tregun e punës. Kontratat e përkohshme do të mund të zgjasin deri në gjashtë vjet, ndërsa ministrja e Punës, Bärbel Bas, bëri të ditur se punonjësit do të duhet të paraqesin vërtetim mjekësor që nga dita e parë e mungesës në punë, duke i dhënë fund praktikës së marrjes së lejes mjekësore vetëm përmes një telefonate.
Paketa parashikon gjithashtu rritjen e moshës së pensionit në 67 vjeç, si dhe masa për reduktimin e burokracisë shtetërore.
Qeveria gjermane synon që përmes këtyre reformave të forcojë ekonominë e vendit dhe, njëkohësisht, të frenojë rritjen e mbështetjes për partinë e ekstremit të djathtë, AfD
Prej 1 Korrikut ka nisur aplikimi për kompensimin 10% të fermerëve - Interes i lartë, aplikimet online në e-Filing deri më 31 Dhjetor
Ka nisur prej 1 Korrikut aplikimi për kompensimin 10% për fermerët, një mbështetje financiare për ata që kanë dokumentuar shitjet e produkteve bujqësore me......
Karakaçi në Prishtinë: Shqipëria përmbushi detyrimet e Kapitullit 15 për energjinë. Nevojiten më shumë investime rajonale
'Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet ligjore të parashikuara në Kapitullin 15 të Bashkimit Evropian për sektorin e energjisë, duke u renditur, së......
“Grant 2026”, Qeveria rrit mbështetjen për startup-et/ Rama: Financimi do të shtohet deri në 20 milionë euro
Qeveria synon të rrisë mbështetjen për startup-et duke arritur në 20 milionë eurove në vitin 2030. Kryeministri Rama nga aktiviteti i shpalljes së......
A shqetësohen shqiptarët për ndryshimet klimatike? Shumica e shohin si kërcënim serioz, nënvlerësohet shqetësimi i të tjerëve
Shqiptarët rezultojnë të jenë më të shqetësuar për ndryshimet klimatike sesa mendojnë se është pjesa tjetër e shoqërisë. Të dhënat e (World Risk Poll) 2026......
Temperaturat e larta rrisin konsumin e energjisë - OSHEE, Miti: 12% më shumë, rrjeti e përballon ngarkesën
Temperaturat e larta kanë rritur konsumin e energjisë elektrike në vend. Sipas të dhënave nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, niveli është......
Rrugë dhe korridore, Shqipëria portë kyçe për investime - Angjeli: Projektet strategjike sjellin zhvillim, kërkesë e lartë për likuiditet
Parashikimet e fundit për rritje të qëndrueshme, tregojnë stabilitet ekonomik të mbështetur te energjetika, turizmi, ndërtimi etj. Ish-ministri i financave......
Shqiptarët kryejnë më pak pagesa nga telefoni - Rënia mujore e transaksioneve, luhatje në shërbimet bankare online
Rruga drejt zvogëlimit të pagesave me para në dorë nuk është e thjeshtë dhe këtë e tregojnë edhe shifrat herë në ulje e herë në ngritje të transaksioneve që......
Rikonstruksioni i rrugës Kombinat - Ndroq - Plepa/ ARRSH hap tenderin për 4.35 km, në plan edhe loti 2 me vlerë 1.18 mld lekë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën e tenderimit për rikonstruksionin e lotit 3 të rrugës Kombinat – Ndroq – Plepa, duke vijuar zbatimin me faza......



