Shqipëria Postuar më 2 Korrik 2026, 13:16

Temperaturat e larta rrisin konsumin e energjisë - OSHEE, Miti: 12% më shumë, rrjeti e përballon ngarkesën

Nga Ola Mitre

Temperaturat e larta rrisin konsumin e energjisë - OSHEE, Miti: 12% më

Temperaturat e larta kanë rritur konsumin e energjisë elektrike në vend. Sipas të dhënave nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, niveli është rritur me 12 %, krahasuar me vitin e kaluar. 

“Ne monitorojmë ngarkesat vazhdimisht dhe në qoftë se flasim në krahasim me vitin e kaluar ka një rritje të konsumit të energjisë me 12%. Ne monitorojmë ngarkesën për shkak të matësave inteligjentë në ato nënstacione dhe kabina që janë të rëndësishme për ne çdo 15 minuta”, - thotë Llambi Miti nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes.

Megjithatë, sipas Mitit, deri më tani kjo situatë nuk ka krijuar probleme me furnizimin, duke shtuar se investimet e kryera në rrjet, kanë ndikuar në përballimin e ngarkesës.

“Falë remonteve dhe falë investimeve e rritjes së kapacitetit në këto nënstacione, ne themi që është e përballueshme kjo rritje e ngarkesës në këta tregues, në këto vlera”, - shprehet Miti.

Gjithsesi, për çdo problematikë, OSHEE ka vënë në dispozicion një sërë numrash, ku konsumatorët mund të raportojnë.

“Për të gjithë abonentët, ne kemi një hartë ku janë të gjithë numrat e telefonit për të njoftuar për çdo lloj shqetësimi dhe nevoje që do keni për OSHEE-në dhe OSSH-në”, - bën me dije Miti.

Referuar të dhënave ndër vite konsumi më i lartë gjatë verës shënohet në muajt korrik dhe gusht.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat