8.9 miliardë lekë më shumë për shëndetësinë - Investime në barna, shërbime spitalore dhe mbështetje sociale

Buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2026 i shtohen 8.9 miliardë lekë krahasuar me parashikimin fillestar.
Sipas ministrisë, kjo përbën rritjen më të madhe të buxhetit të këtij institucioni. Një pjesë e rëndësishme e fondeve shtesë do të shkojë për financimin e barnave onkologjike, me një rritje prej 3 miliardë lekësh, me qëllim garantimin e aksesit në terapi më inovative dhe më efektive për pacientët me sëmundje onkologjike.
Buxheti i rritur do të mbështesë gjithashtu rritjen e pagave në sistemin shëndetësor, e cila është zbatuar në janar 2026, si dhe vijimin e rritjes së pagave për personelin e Shërbimit të Urgjencës në të gjithë vendin.
Në fushën e mirëqenies sociale, parashikohet dyfishimi i pagesës së aftësisë së kufizuar për fëmijët, nga e cila pritet të përfitojnë drejtpërdrejt 10,240 fëmijë. Po ashtu, fondet do të mundësojnë njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 14,657 kujdestarë të personave me aftësi të kufizuara.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, rritja e buxhetit do të shkojë edhe për investime në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore, me synim standardizimin dhe modernizimin e shërbimeve spitalore dhe të kujdesit shëndetësor parësor në të gjithë vendin.
Në projektbuxhetin e miratuar më herët për vitin 2026, buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ishte parashikuar në rreth 82 miliardë lekë. Me shtesën prej 8.9 miliardë lekësh, buxheti total për 2026 arrin në rreth 90.9 miliardë lekë.
Nga hotelet te bujqësia, kush fiton nga turizmi? - Topuzi: Çdo turist që vjen, angazhon në punë shtatë punonjës
Turizmi nuk sjell të ardhura vetëm për hotelet dhe restorantet. Efekti i tij shtrihet te ndërtimi, bujqësia, transporti, tregtia dhe një sërë shërbimesh të......
Pse bonusi i bebes ra me 32.6% në 2025? - 4 671 çeqe me fond rreth 1.48 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar
Shpenzimet për bonusin e bebes ranë ndjeshëm gjatë vitit 2025, në një kohë kur vendi përballet me rënie të lindjeve e plakje të popullsisë. Ekspertët......
Kosova pritet të humbë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes - Nga reformat e pazbatuara, pesë kanë të bëjnë me zbatimin e ligjeve
Kosova pritet të humbasë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian si pasojë e moszbatimit të reformave. Kryenegociatori i Kosovës me......
Tranformimi i administratës publike - Rama: Proces jashtëzakonisht kompleks dhe i vështirë
Tranformimi i administratës publike është një proces i vështirë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Edicionin e Tretë të Javës së......
Si ndryshon niveli i papunësisë në qarqe? Lezha mbetet në krye të renditjes, Kukësi përkeqësohet
Papunësia mbetet një nga treguesit më të rëndësishëm për të vlerësuar gjendjen e tregut të punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Të dhënat më të fundit......
Puna me orar të pjesshëm në rënie/ ‘Part-time’, më i zakonshëm te gratë dhe të rinjtë
Punësimi në Shqipëri ka shënuar një rënie të lehtë gjatë vitit 2025. Numri i të punësuarve zbriti në 1.17 milionë, nga 1.18 milionë një vit më parë, ndërsa......
Dy punë, por vetëm një rrogë - Hasalla: Angazhimi i papaguar pengon punësimin
Puna e dytë mund të shërbejë si një mundësi për të rritur të ardhurat familjare, por kur ajo kryhet pa pagesë, pa kontratë dhe pa sigurime, kthehet në një......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme përgjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë të të premte në vlera të qëndrueshme teksa është blerë sot me 81.5 lekë......



