“Brenda vitit, ligj i ri për investimet strategjike” - Ibrahimaj: Do të fillojmë procesin e konsultimit

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, në një deklaratë për mediat bëri një përmbledhje dhe analizë mbi treguesit ekonomikë të 3-mujorit të parë të vitit 2026.
“Sektorët më të lartë, ishte sektori i administrimit, shëndetit publik dhe arsimit, sektori i aktiviteteve profesionale, sektori i ndërtimit, dhe sektori i pasurive të palujtshme. Në vlera reale, ndërtimi u rrit me 3.33%, tregtia, transporti, 1.61%, informacioni dhe komunikacioni u rrit me 1.48%, aktivitete financiare dhe sigurimeve u rrit me 5%, pasuritë e paluajtshme me 8.9%, sektori i aktiviteteve profesionale 7.32%.”
Ndër të tjera ministrja Ibrahimaj u ndal edhe në avancimin e rritjes së standardeve europiane për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla. Ndërsa theksoi se brenda këtij viti do të miratohet edhe ligji për investimet strategjike.
“Kemi marrë përsipër që brenda këtij vitit të miratojmë ligjin e ri për investimet. Të bëjmë një analizë për të gjithë vendet e BE me qëllim tërheqjen e investime në vendet e tyre. Brenda verës ne do të fillojmë një proces të konsultimit për ligjin për investimet sipas standardeve të BE dhe për tërheqjen e investimeve në zona të disavantazhuara”.
Gjithashtu ministrja Ibrahimaj deklaroi se gjatë muajit shtator qeveria do të prezantojë komponentët e reformës së skemës së pensioneve, duke sqaruar se atëherë do të bëhen publike edhe fushat ku do të ndërhyhet.
Politikat industriale të gjelbra - Mazreku: Kemi nevojë për më shumë koordinim dhe financim
Vendi ynë mund të shfrytëzojë tranzicionin e gjelbër për të ndërtuar një industri më konkurruese dhe të qëndrueshme, teksa një analizë e zhvilluar së fundmi......
Rikthimi i stacionit të trenit në Tiranë - Tenderi për segmentin 4.2 km mbyllet pa ankesa, fondi limit 1.5 mld lekë
Tenderi për rikthimin e stacionit të trenit në Tiranë është mbyllur pa ankesa në fazën e dorëzimit të ofertave, duke i hapur rrugë shqyrtimit të tyre.......
Cilat janë mundësitë e investimit këtë verë? - Korrik-shtatori sjell emetime të reja të bonove të thesarit dhe obligacioneve
Qytetarët që kërkojnë një mënyrë të sigurt për të investuar kursimet e tyre do të kenë mundësi të reja gjatë tre muajve të ardhshëm. Ministria e Financave ka......
Ku paguhen më pak gratë? Diferencat më të mëdha shfaqen në industri dhe financa. I favorizon ndërtimi
Të dhënat për hendekun gjinor në paga sipas aktiviteteve ekonomike tregojnë se diferenca mes pagave të burrave dhe grave në Shqipëri ka pësuar një përmirësim......
Gati projekti për “contract farming” - Projektligji/ Si do funksionojë lëshimi i dëftesave të tregtarëve për fermerët
Qeveria synon ti japë një orientim tjetër sektorit bujqësor në vend, duke kaluar gradualisht nga ferma e vogël tradicionale te ferma moderne e lidhur me......
Administrata, “motori” i ekonomisë edhe në fillimvit/ Prodhimi i Brendshëm arrin 27.9 miliardë euro në vitin 2025. U zgjerua me 3.66%
Ekonomia shqiptare duket se e ka nisur vitin 2026 me ritme pozitive, duke konfirmuar ecurinë e qëndrueshme të rritjes edhe pas zgjerimit të shënuar një vit......
Shqiptarët shtojnë kursimet në banka - BSH: Depozitat në maj rriten sërish. Si në valutë, ashtu edhe në lekë
Pas një uljeje të lehtë në muajin mars, kursimet e shqiptarëve në banka janë rikthyer në rritje gjatë muajit maj. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë......
Rreziqet globale janë në rritje - Si rrjedhojë e borxhit bumit të inteligjencës artificiale dhe brishtësisë
Presionet globale nga rritja e borxhit publik te brishtësia financiare dhe qëndrueshmëria e bumit të inteligjencës artificiale po rrisin rreziqet, duke......



