Shqipëria Postuar më 12 Qershor 2026, 13:29

Eurorajoni Adriatiko-Jonian, 20 vite urë bashkëpunimi mes vendeve të rajonit - Begaj: Bashkëpunimi rajonal, faktor kyç për stabilitetin e zhvillimin evropian

Nga Ernilda Luzi

Eurorajoni Adriatiko-Jonian, 20 vite urë bashkëpunimi mes vendeve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Eurorajonit Adriatiko-Jonian, me temë “ Vizioni për të ardhmen e Eurorajonit Adriatiko-Jonian”.

Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Eurorajonit, si një model të suksesshëm të bashkëpunimit ndërkufitar dhe një shembull konkret të solidaritetit evropian, që për dy dekada ka afruar komunitetet, ka forcuar partneritetet dhe ka sjellë përfitime të prekshme për qytetarët.

“20-vjetori i Eurorajonit të Adriatikut dhe Jonit tregon se kjo nismë ka dëshmuar se bashkëpunimi nuk ndodh vetëm në tryezat e politikës dhe në marrëveshjet mes shteteve, por ndërtohet më afër qytetarëve aty ku identifikohen nevoja konkrete dhe jepen zgjidhje që përmirësojnë jetën e përditshme të komuniteteve që përfaqësojnë.

Ky Eurorajon është më shumë se një bashkëpunim; ai është një shembull i solidaritetit europian dhe i një Europe që ndërtohet përmes besimit, partneritetit dhe vizionit të përbashkët.  Kjo platformë lindi nga bindja se deti Adriatik dhe Jon duhet shihen si një hapësirë që na bashkon dhe jo që na ndan. Sot, kjo nismë ka krijuar rezultate konkrete, ka krijuar partneritete të qëndrueshme dhe ka forcuar lidhjet mes popujve tanë”.

Kreu i Shtetit rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të mbështetur çdo iniciativë që forcon lidhjet mes komuniteteve të rajonit dhe kontribuon në një hapësirë Adriatiko-Joniane më të zhvilluar, më të qëndrueshme dhe më konkurruese.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat