Rregulla të reja për pagesat në bastet sportive online - Kontrolle të rrepta, çdo transaksion do të gjurmohet

Ministria e Financave ka miratuar një udhëzim të ri që vendos procedurat dhe standardet për kryerjen e pagesave dhe tërheqjeve të fondeve në kategorinë “Baste sportive online”. Referuar udhëzimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, janë vendosur rregulla të detajuara për operatorët e licencuar dhe institucionet financiare që do të ndërmjetësojnë transaksionet, me synimin për të garantuar më shumë transparencë, siguri dhe kontroll në këtë sektor.
Sipas udhëzimit, çdo pagesë apo tërheqje fondesh do të kryhet vetëm përmes agjentëve financiarë të licencuar nga Banka e Shqipërisë. Ndërkohë, operatorëve u ndalohet kryerja e pagesave me para në dorë. Çdo transaksion duhet të jetë i identifikueshëm dhe i gjurmueshëm në sistemet e operatorit, të institucionit financiar dhe në Sistemin Qendror të Monitorimit Online, i cili administrohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
Një nga elementet kryesore të udhëzimit lidhet me verifikimin e identitetit të lojtarëve. Operatorët do të jenë të detyruar të kontrollojnë identitetin e çdo përdoruesi përpara aktivizimit të llogarisë së lojës dhe të sigurohen që mjeti i pagesës i përdorur për depozitimin apo tërheqjen e fondeve i përket të njëjtit person. Në rast të mospërputhjes së të dhënave, transaksioni do të refuzohet automatikisht.
Dokumenti përcakton gjithashtu se në sistem do të lejohet vetëm një llogari për çdo lojtar. Po ashtu, nuk do të pranohen persona nën moshën 21-vjeçare, si dhe individë të përfshirë në listën e vetëpërjashtimit të administruar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Organizatorët janë të detyruar të zbatojnë menjëherë kërkesat për vetëpërjashtim dhe kufizimet përkatëse.
Për të garantuar sigurinë e fondeve, operatorët duhet të mbajnë një llogari të veçantë ku ruhen ekskluzivisht paratë e lojtarëve.
Rregulla të posaçme janë vendosur edhe për pagesën e fitimeve. Ato do të transferohen vetëm në llogarinë personale të lojtarit dhe në të njëjtin mjet pagese që është përdorur për depozitimin e fondeve. Transferimi i fitimeve në llogari të personave të tretë ose në mjete pagese që nuk i përkasin lojtarit nuk do të lejohet.
Udhëzimi forcon gjithashtu masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Operatorët duhet të monitorojnë transaksionet, të identifikojnë rastet e dyshimta dhe t’i raportojnë ato pranë Agjencisë së Inteligjencës Financiare. Në rastet kur dyshimet lidhen me aktivitetin e lojës ose sistemet e pagesave, do të njoftohet edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
Ndërkohë, operatorët do të raportojnë çdo muaj të dhëna të detajuara mbi depozitat, tërheqjet, fitimet e paguara, të ardhurat nga loja dhe numrin e lojtarëve aktivë. Çdo incident teknik ose operacional duhet të raportohet brenda 24 orëve. Mosrespektimi i kërkesave të këtij udhëzimi do të konsiderohet shkelje e legjislacionit për lojërat e fatit dhe mund të sjellë masa administrative, deri në pezullimin ose revokimin e licencës së operatorit, thuhet në Fletoren Zyrtare.
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse e nisi javën pozitivisht e ka mbyllur atë negativisht duke u blerë sot me 81.6 lekë dhe duke u shitur me 82.6 lekë teksa ka......
Dalja SpaceX në tregun e aksioneve, Musk trilioner - IPO e SpaceX, çmimet shënuan rekord: 75 miliardë dollarë
Pak drejtues biznesi janë bërë aq të njohur sa Elon Musk, sipërmarrësi që është bërë një figurë qendrore në kulturën e internetit. Ai tashmë ka grumbulluar......
“20 miliardë dollarë për të “djegur plotësisht” Rusinë” - Zelenski: Mbështetja mund të ofrohet si ndihmë ose kredi
Ukraina po kërkon 20 miliardë dollarë shtesë në ndihmë financiare nga aleatët e saj në mënyrë që të fitojë një avantazh në terren kundër Rusisë, zbuloi një......
BQE rrit normat e interesit për herë të parë në tre vjet - Reagimi vjen pasi lufta në Iran ka nxitur rritjen e inflacionit
Banka Qendrore Evropiane ka rritur normat e interesit për herë të parë në gati tre vjet. Norma e depozitave ka shkuar nga 2% në 2.25%, pas takimit të......
FMN kundër lehtësimeve fiskale në eurozonë - Vendeve me borxhe të larta u kërkohen përpjekje shtesë
Vendet e eurozonës nuk duhet të lehtësojnë më tej masat fiskale për të përballuar tronditjen aktuale energjetike, por përkundrazi të përmirësojnë balancat e......
Britania e Madhe miraton pilulën për humbje peshe - Novo Nordisk një mundësi më shumë për tregun evropian
Rregullatori i ilaçeve i Britanisë miratoi Novo Nordisk një pilulë për humbje peshe të enjten. Kështu Mbretëria e Bashkuar bëhet tregu i parë në Evropë ku......
India kufizon blerjen e karburantit me pakicë - Masat do mbahen në fuqi për një periudhë deri në 90 ditë
India ua ka ndaluar konsumatorëve komercialë blerjen e benzinës dhe naftës nga stacionet e karburantit me pakicë dhe ka vendosur kufizime në blerjet ditore......
Meksika e nisi me fitore festën e Kupës së Botës - Koreja e Jugut mposhti Republikën Çeke me rezultatin në 2-1
Meksika e nisi festën e Kupës së Botës duke mposhtur Afrikën e Jugut me rezultatin 2-0 të enjten në një përplasje të stuhishme me tre kartonë të kuq, ndërsa......



