Dalja SpaceX në tregun e aksioneve, Musk trilioner - IPO e SpaceX, çmimet shënuan rekord: 75 miliardë dollarë

Pak drejtues biznesi janë bërë aq të njohur sa Elon Musk, sipërmarrësi që është bërë një figurë qendrore në kulturën e internetit. Ai tashmë ka grumbulluar aq pasuri saqë u bë trilioneri e parë në botë.
SpaceX , kompania e raketave, satelitëve dhe inteligjencës artificiale që së bashku me prodhuesin e makinave elektrike Tesla formojnë qendrën e perandorisë së Musk, mblodhën një rekord prej 75 miliardë dollarë në ofertën fillestare publike të enjten, duke theksuar entuziazmin e investitorëve për sipërmarrjet e tij të biznesit. Çmimi i ofertës fillestare publike prej 135 dollarë për aksion, ishte më i madhi i arritur ndonjëherë në SHBA. Shuma e mësipërme u realizua pas shitjes së 555 milionë aksioneve, një rekord për një ofertë fillestare.
Përpara shitjes së aksioneve, Forbes vlerësoi pasurinë e tij neto në 780 miliardë dollarë, shumë më tepër se ndjekësi i radhës, bashkëthemeluesi i Alphabet, Larry Page.
Pjesa më e madhe e pasurisë së Musk tani i përket SpaceX, ku ai zotëron aksione me vlerë afërsisht 866 miliardë dollarë. Së bashku me Teslën dhe pjesën tjetër të pronave të tij, pasuria e tij neto kalon 1.1 trilion dollarë.
Musk u bë emër i njohur nëpërmjet Teslës dhe SpaceX përpara se të zgjeronte ndikimin e tij me blerjen me 44 miliardë dollarë të platformës së mediave sociale Tëitter në vitin 2022. Marrëveshja i dha atij një kanal të drejtpërdrejtë për qindra miliona përdorues dhe e bëri atë një zë të shquar në tema nga politika, imigracioni, shpenzimet qeveritare dhe liria e fjalës.
Musk, 54 vjeç, lindi në Pretoria, Afrikën e Jugut, nga një nënë kanadeze dhe një baba afrikano-jugor. Ai ndoqi Universitetin e Pensilvanisë, ku u diplomua në vitin 1997. Ai mori përsipër detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Teslës në vitin 2008 me bindjen se automjetet elektrike mund të kombinonin performancë të lartë me karakteristika të bazuara në softuer. Disa vëzhgues të industrisë së automobilave thonë se suksesi i Teslës - dhe kapitalizimi i saj i tregut prej mbi një trilion dollarësh - ndihmoi në nxitjen e prodhuesve tradicionalë të automobilave që të kalonin në makina elektrike. Shumë investitorë po vënë bast se ai mund ta përsërisë këtë sukses në hapësirë dhe inteligjencën artificiale.
“20 miliardë dollarë për të “djegur plotësisht” Rusinë” - Zelenski: Mbështetja mund të ofrohet si ndihmë ose kredi
Ukraina po kërkon 20 miliardë dollarë shtesë në ndihmë financiare nga aleatët e saj në mënyrë që të fitojë një avantazh në terren kundër Rusisë, zbuloi një......
BQE rrit normat e interesit për herë të parë në tre vjet - Reagimi vjen pasi lufta në Iran ka nxitur rritjen e inflacionit
Banka Qendrore Evropiane ka rritur normat e interesit për herë të parë në gati tre vjet. Norma e depozitave ka shkuar nga 2% në 2.25%, pas takimit të......
FMN kundër lehtësimeve fiskale në eurozonë - Vendeve me borxhe të larta u kërkohen përpjekje shtesë
Vendet e eurozonës nuk duhet të lehtësojnë më tej masat fiskale për të përballuar tronditjen aktuale energjetike, por përkundrazi të përmirësojnë balancat e......
Britania e Madhe miraton pilulën për humbje peshe - Novo Nordisk një mundësi më shumë për tregun evropian
Rregullatori i ilaçeve i Britanisë miratoi Novo Nordisk një pilulë për humbje peshe të enjten. Kështu Mbretëria e Bashkuar bëhet tregu i parë në Evropë ku......
India kufizon blerjen e karburantit me pakicë - Masat do mbahen në fuqi për një periudhë deri në 90 ditë
India ua ka ndaluar konsumatorëve komercialë blerjen e benzinës dhe naftës nga stacionet e karburantit me pakicë dhe ka vendosur kufizime në blerjet ditore......
Meksika e nisi me fitore festën e Kupës së Botës - Koreja e Jugut mposhti Republikën Çeke me rezultatin në 2-1
Meksika e nisi festën e Kupës së Botës duke mposhtur Afrikën e Jugut me rezultatin 2-0 të enjten në një përplasje të stuhishme me tre kartonë të kuq, ndërsa......
'Shteti ka fituar të gjitha betejat gjyqësore' - Malaj: Çështja “Bankers” e trajtuar me kronologji të plotë ligjore
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka paraqitur në mënyrë kronologjike ecurinë e çështjes së kompanisë Bankers Petroleum Albania, duke theksuar se procesi......
Ibrahimaj: Durana, model europian për inovacionin dhe tërheqjen e investimeve në teknologji
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë një interpelance në Kuvend, ka mbrojtur projektin e Parkut Teknologjik dhe Shkencor “Durana”,......



