FMN kundër lehtësimeve fiskale në eurozonë - Vendeve me borxhe të larta u kërkohen përpjekje shtesë

Vendet e eurozonës nuk duhet të lehtësojnë më tej masat fiskale për të përballuar tronditjen aktuale energjetike, por përkundrazi të përmirësojnë balancat e tyre buxhetore. Vendeve me borxhe të larta u kërkohen përpjekje shtesë. Kjo është kërkesa që ka bërë FMN-ja në vlerësimin e saj vjetor të ekonomisë së eurozonës, të publikuar të enjten.
Një procedurë e deficitit të tepërt prej 1.5 përqind është tashmë në fuqi në të gjithë bllokun, duke lejuar shpenzimet e mbrojtjes, por vendet e BE-së më të prekura nga kriza energjitike po kërkojnë një lehtësim të mëtejshëm të rregullave fiskale. Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme vazhdon, importuesit evropianë që mbështeten shumë te nafta dhe gazi po goditen më së shumti.
"Ne kemi paralajmëruar se ndodhemi në një botë më të prirur ndaj tronditjeve. Duhet të presim që do të ketë më shumë tronditje dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm se si i shpërndajmë burimet e pakta publike, duke pranuar se kjo nuk do të jetë hera e fundit kur kjo do të jetë e nevojshme”, u tha gazetarëve drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva, gjatë një konference për shtyp.
Georgieva u tha gazetarëve se FMN-ja “do të donte shumë që vendet të disiplinoheshin në mënyrën se si e përdorin fleksibilitetin buxhetor, veçanërisht vendet që kanë nivele të larta deficiti”.
Duke përjashtuar Gjermaninë, FMN-ja rekomandon "përmirësimin e bilancit primar strukturor me rreth 3 pikë përqindjeje të PBB-së midis viteve 2025 dhe 2031 - një shtesë prej 1.3 pikësh përqindjeje mbi nivelin bazë, kryesisht për vendet me nivele të larta borxhi".
Me fjalë të tjera, FMN-ja po bën thirrje për konsolidim fiskal strukturor nga vendet e eurozonës me përpjekje shtesë për vendet me borxh të lartë, të cilat duhet të bëjnë edhe më shumë sesa ishte parashikuar tashmë.
“Rregullimi fiskal do të kërkojë një strategji gjithëpërfshirëse dhe të besueshme që kombinon ripërcaktimin e prioriteteve të shpenzimeve, përmirësimin e efikasitetit të shpenzimeve dhe masa strukturore si reforma e të drejtave sociale, së bashku me reformat që nxisin rritjen për të rritur të ardhurat”, thuhet në deklaratën e FMN-së.
FMN-ja u ka kërkuar vendeve të eurozonës të shtrëngojnë politikat e tyre fiskale në vend që t'i zbutin ato më tej. Sipas ekspertëve kjo duhet të jetë si një përgjigje ndaj krizës energjitike, si edhe një përpjekje shtesë rregulluese që u kërkohet vendeve me borxhe të larta.
Britania e Madhe miraton pilulën për humbje peshe - Novo Nordisk një mundësi më shumë për tregun evropian
Rregullatori i ilaçeve i Britanisë miratoi Novo Nordisk një pilulë për humbje peshe të enjten. Kështu Mbretëria e Bashkuar bëhet tregu i parë në Evropë ku......
India kufizon blerjen e karburantit me pakicë - Masat do mbahen në fuqi për një periudhë deri në 90 ditë
India ua ka ndaluar konsumatorëve komercialë blerjen e benzinës dhe naftës nga stacionet e karburantit me pakicë dhe ka vendosur kufizime në blerjet ditore......
Meksika e nisi me fitore festën e Kupës së Botës - Koreja e Jugut mposhti Republikën Çeke me rezultatin në 2-1
Meksika e nisi festën e Kupës së Botës duke mposhtur Afrikën e Jugut me rezultatin 2-0 të enjten në një përplasje të stuhishme me tre kartonë të kuq, ndërsa......
'Shteti ka fituar të gjitha betejat gjyqësore' - Malaj: Çështja “Bankers” e trajtuar me kronologji të plotë ligjore
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka paraqitur në mënyrë kronologjike ecurinë e çështjes së kompanisë Bankers Petroleum Albania, duke theksuar se procesi......
Ibrahimaj: Durana, model europian për inovacionin dhe tërheqjen e investimeve në teknologji
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë një interpelance në Kuvend, ka mbrojtur projektin e Parkut Teknologjik dhe Shkencor “Durana”,......
Dervishi kërkon trajtim të avancuar për vendet kandidate - Komisioni Evropian vlerëson reformat e Shqipërisë
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, ngriti në nivel evropian çështjen e statusit të vendeve......
Air Bnb me fitime të mëdha në Europë/ Ku renditet Tirana? Norma e zënies prej 63% dhe mbi 3,700 apartamente e bëjnë kryeqytetin një treg tërheqës
Tirana po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e investitorëve të interesuar për tregun e qirave afatshkurtra. Kryeqyteti shqiptar renditet në vendin e 68-të......
Akset e Korridorit Blu do të ndërtohen me PPP - Karakaçi: Autostrada Thumanë-Kashar, histori suksesi
Të gjitha akset rrugore, pjesë e Korridorit Blu, do të ndërtohen me Partneritet Publik Privat, këtë e theksoi ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea......



