Ibrahimaj: Durana, model europian për inovacionin dhe tërheqjen e investimeve në teknologji

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë një interpelance në Kuvend, ka mbrojtur projektin e Parkut Teknologjik dhe Shkencor “Durana”, duke e cilësuar atë si një model të bazuar në praktika të konsoliduara europiane për zhvillimin e inovacionit dhe ekonomisë së dijes.
Sipas ministres, modeli i ndjekur për “Duranën” është në përputhje me praktikat e vendeve të Bashkimit Europian dhe synon krijimin e kushteve konkurruese për tërheqjen e investimeve në teknologji, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe rritjen e punësimit në sektorët me vlerë të shtuar të lartë.
Ibrahimaj theksoi se pretendimet për krijimin e një “parajse fiskale” nuk qëndrojnë, duke nënvizuar se përfitimet lidhen vetëm me aktivitetin ekonomik real, si kërkimi shkencor, inovacioni dhe zhvillimi teknologjik, dhe jo me trajtim preferencial për kompani të veçanta.
Ajo shtoi se transparenca ndaj publikut dhe komunitetit të biznesit mbetet një element kyç i projektit, ndërsa ligji për parqet teknologjike është hartuar për të garantuar standarde të qarta funksionimi dhe akses të barabartë për subjektet që plotësojnë kriteret.
Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës, ministrja solli shembuj nga vende të Bashkimit Europian si Franca, Irlanda, Holanda, Belgjika dhe Polonia, të cilat aplikojnë instrumente të ngjashme mbështetëse për kërkimin, zhvillimin dhe inovacionin, në funksion të rritjes së konkurrueshmërisë ekonomike.
Ajo theksoi gjithashtu se modeli i “Duranës” nuk bie ndesh me standardet e OECD-së apo direktivat evropiane për shmangien tatimore, pasi bazohet në substancë ekonomike reale dhe jo në struktura artificiale.
Një tjetër element i diskutimit ishte edhe zhvillimi i infrastrukturës dixhitale, përfshirë qendrat e të dhënave (data centers), ku ministrja nënvizoi përafrimin e legjislacionit shqiptar me rregulloren evropiane GDPR dhe rëndësinë strategjike të këtyre investimeve për ekonominë.
Sa i përket rezultateve konkrete të parkut, Ibrahimaj bëri të ditur se gjatë periudhës janar–qershor 2026, 42 subjekte kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë e “Duranës”, nga të cilat 28 janë miratuar dhe 11 janë në proces kontraktimi. Aktualisht, parku numëron 82 rezidentë aktivë, rreth gjysma e të cilëve janë kompani ndërkombëtare.
Sipas të dhënave të paraqitura, rezidentët e rinj gjenerojnë një qarkullim të kombinuar prej rreth 12 milionë eurosh në vit, ndërsa pritet që qarkullimi total të arrijë në 42.6 milionë euro në vitin 2026. Në aspektin e punësimit, numri i të punësuarve është rritur në 220 profesionistë dhe pritet të arrijë në 550 deri në vitin 2027.
Në përfundim, ministrja theksoi se “Durana” përfaqëson një zgjedhje strategjike për modelin ekonomik të Shqipërisë, duke vendosur në qendër inovacionin, teknologjinë dhe investimin në talentin vendas.
“Zhvillimi vjen përmes investimeve në dije dhe inovacion. Durana është një hap konkret në këtë drejtim”, u shpreh Ibrahimaj.
Dervishi kërkon trajtim të avancuar për vendet kandidate - Komisioni Evropian vlerëson reformat e Shqipërisë
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, ngriti në nivel evropian çështjen e statusit të vendeve......
Air Bnb me fitime të mëdha në Europë/ Ku renditet Tirana? Norma e zënies prej 63% dhe mbi 3,700 apartamente e bëjnë kryeqytetin një treg tërheqës
Tirana po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e investitorëve të interesuar për tregun e qirave afatshkurtra. Kryeqyteti shqiptar renditet në vendin e 68-të......
Akset e Korridorit Blu do të ndërtohen me PPP - Karakaçi: Autostrada Thumanë-Kashar, histori suksesi
Të gjitha akset rrugore, pjesë e Korridorit Blu, do të ndërtohen me Partneritet Publik Privat, këtë e theksoi ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea......
BE dhe qeveria vlerësojnë reformat me financim europian - Shqipëria ka përfituar deri tani 213 mln euro nga Plani i Rritjes
Bashkimi Europian dhe Qeveria shqiptare zhvilluan në Tiranë dy mbledhjet e përvitshme të monitorimit, ku u shqyrtua ecuria e reformave dhe projekteve të......
“Analizë e plotë shkencore për ndikimin në mjedis” - Ministri Jaupaj për Zvërnecin: Ligji nuk i ndalon, vendos kushte
Projekti që do të paraqitet për zhvillimin e zonës së mbrojtur Pishë-Poro- Nartë do I nënshtrohet një analize të thelluar për ndikimin në mjedis. Kështu u......
Bypass-i i Elbasanit, mbyllet pa ankesa faza e ofertave - ARRSH drejt vlerësimit të propozimeve për 2 lotet e para me vlerë 5.8 mld lekë
Procedurat tenderuese për ndërtimin e dy loteve të para të bypass-it të Elbasanit kanë avancuar në fazën e shqyrtimit të ofertave, pasi afati i dorëzimit të......
BE vlerëson progresin e Shqipërisë në zbatimin e reformave dhe fondeve të paraanëtarësimit
Bashkimi Evropian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në zbatimin e reformave dhe përdorimin e fondeve të paraanëtarësimit, gjatë dy mbledhjeve......
Hoxha në Bullgari: Zgjerimi i BE-së është investim strategjik, Shqipëria synon anëtarësimin në vitin 2030”
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë një vizite në Bullgari, mori pjesë në një panel diskutimi të organizuar nga European Council on......



