Shqipëria Postuar më 19 Qershor 2026, 17:08

Fluturimi i parë nga Kanadaja, Karakaçi: Hapet një mundësi e re për Shqipërinë

Nga SCAN TV

Fluturimi i parë nga Kanadaja, Karakaçi: Hapet një mundësi

“Jo thjeshtë mbërritja e një avionic, në fakt po hapet një mundësi e re për Shqipërinë”. Kështu deklaroi ministry I ekonomisë dhe infrastrukturës Enea Karakaci, në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së linjës ajrore direkte mes Shqipërisë dhe Kanadasë.

Lidhja ajrore ndëratlantike që ndodh për herë të parë në historinë e aviacionit civil shqiptar, krijon një urë mes dy vendeve tona, mes njerëzve tanë, familjeve dhe bizneseve.

“Kjo arritje nuk është rezultat i rastësisë. Ajo është produkt i një bashkëpunimi shumë të ngushtë ndërmjet institucioneve shqiptare dhe kanadeze, i një pune intensive diplomatike dhe teknike, si dhe i besimit që industria ndërkombëtare e aviacionit ka tek Shqipëria. Gjej rastin që të falënderoj Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Autoritetin e Aviacionit Civil, partnerët tanë kanadezë dhe të gjithë ekspertët që punuan me përkushtim për të bërë të mundur këtë arritje. Sot kemi dëshmuar se kur ekziston vullneti dhe bashkëpunimi, pengesat burokratike mund të tejkalohen dhe interesat qytetare mund të vendosen në plan të pare”, deklaroi Karakaçi.

Sipas ministrit linja Toronto –Tiranë është vetëm fillimi. Ai tha se po punohet me partnerët ndërkombëtarë për të zgjeruar rrjetin e destinacioneve, për të rritur kapacitetet infrastrukturore dhe për të siguruar që Shqipëria të mbetet një histori suksesi në aviacionin evropian.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat