Gati skema për pagesat e bakshisheve me kartë - Topuzi: Sistemi "Tips" aplikohet Europë, mesatarja e shpërblimit është rreth 10%

Sektori i akomodimit dhe hotelerisë në vend po shkon gjithnjë e më shumë drejt formalizimit, ku jo vetëm turistët e huaj, por edhe një pjesë e konsiderueshme e shtetasve shqiptarë po preferojnë pagesat me kartë krediti apo debiti.
Ky tranzicion drejt ekonomisë digjitale ka nxjerrë në pah një problematikë për stafet e shërbimit, pamundësinë për të marrë shpërblime ose bakshishe në mungesë të parave cash.
"Problemi qëndron tek pagesat me kartë, që sot për sot pothuajse të gjithë të huajt e bëjnë, por që edhe shqiptarët... marrin pagat apo pensionet nëpërmjet kartave të kreditit. Duke qenë se punonjësit e turizmit, në momentin kur pagesat do të bëhen me kartë, nuk kanë mundësi të kenë kontakt me paranë fizike, një nga elementët e rëndësishëm është dhe pagesa 'tips', pra shpërblimi. I cili nuk është i detyrueshëm, por është një mesatare rreth 10% që lihet në vende të ndryshme të botës dhe të Evropës," shprehet Zak Topuzi, Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë.
Si model po merret rajoni, ku sipas topuzit, Kroacia e ka avancuar këtë skemë duke lejuar që punonjësit të marrin deri në 3,600 euro në vit neto nga bakshishet elektronike, tërësisht pa taksa.
"Kemi biseduar me të gjitha instancat, ministritë përkatëse, Shoqata e Bankave, që është pothuajse e gatshme, pasi sistemi i atyre bankave të huaja e kanë këtë program dhe nuk kërkon ndonjë ndryshim të madh ligjor... Është një proces i cili ndihmon dhe formalizimin e tregut, ndihmon dhe punonjësit që të kenë mundësi të shpërblehen dhe them se është në fazën e fundit të diskutimeve."
Ndryshimet e reja teknologjike pritet të zbatohen pa pasur nevojë për përmbysje të mëdha ligjore, duke shfrytëzuar sistemet ekzistuese bankare. Përmes kësaj nisme, operatorët turistikë synojnë jo vetëm të rrisin transparencën, por mbi të gjitha të ruajnë dhe të joshin stafin e kualifikuar, që mbetet sfida kryesore e tregut të punës në vend.
Artistët nga Arabia Saudite mbizotëruan gjatë 2025-ës/ U realizuan mbi 1 mijë shfaqje dhe 1.5 milionë vizitorë në trashëgimi kulturore
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT mbi statistikat kulturore, viti 2025 ka shënuar një aktivitet të lartë artistik dhe kulturor në vend, me numër të......
Fuqia punëtore, sfida e 10-vjeçarit të ardhshëm - Dhoma Amerikane e Tregtisë prezanton indeksin e biznesit për vitin 2025
Gjetja e stafit të kualifikuar për bizneset në Shqipëri, është sfida kryesore e 10-vjeçarit të ardhshëm. Dhoma Amerikane e Tregtisë ka prezantuar për të......
Pse 725 mijë shqiptarë nuk punojnë? Studentët dhe detyrat shtëpiake dominojnë jashtë tregut të punës
Rreth një në katër shqiptarë në moshë pune vazhdon të mbetet jashtë tregut të punës, por të dhënat e vitit 2025 tregojnë se arsyeja kryesore nuk është......
Elektrifikimi i trenit Tiranë-Durrës, shpallet fituesi - Verdho: Oferta 22 mln euro, kontrata me kompaninë italiane lidhet në korrik
Tenderi për elektrifikimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas është finalizuar, me shpalljen e kompanisë që do të kryejë punimet. Konfirmimi vjen......
Pesë projekte finaliste prezantojnë vizionin për Kampusin e Ri të Universitetit “Aleksandër Moisiu”
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e pesë projekteve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar për ndërtimin e Kampusit të Ri të Universitetit......
Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, emërohen drejtues të rinj
Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë lëvizjesh në nivel drejtues, duke emëruar drejtues të rinj në disa drejtori vendore dhe komisariate policie në......
Rama prezanton vizionin për kampusin e ri në Durrës: Një hapësirë studentore që do të funksionojë 24 orë
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e pesë projekteve finaliste të konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e kampusit të ri të Universitetit......
Dëshirojnë ribashkimin me BE - 3 në 5 britanikë të gjeneratës Z do të donin një votim të ri
Një brez britanikësh të rinj që u përjashtuan nga referendumi i vitit 2016 për shkak të moshës së tyre, tani besojnë se Brexit ka dështuar, me shumicën që......



