Analiza Postuar më 23 Qershor 2026, 12:12

16 mijë studentë u regjistruan në fusha të lidhura me kulturën/ Arkitektura dhe ndërtimi kryesojnë interesin, me rreth 6,100 të rinj

Nga Eldiona Serani

16 mijë studentë u regjistruan në fusha të lidhura me

Të dhënat mbi arsimin dhe kulturën tregojnë se këto fusha po fitojnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në Shqipëri, si në drejtim të zgjedhjeve të të rinjve, ashtu edhe në tregun e punës. Gjatë vitit shkollor 2025-2026, në arsimin e lartë janë regjistruar rreth 16,100 mijë student në fushën e kulturës, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë zgjedhur degë të lidhura me arkitekturën dhe ndërtimin.

Sipas statistikave, arkitektura dhe ndërtimi kanë rezultuar ndër fushat më të preferuara nga studentët, me rreth 6,100 të regjistruar. Kjo prirje tregon një interes të lartë për profesionet që kombinojnë anën teknike me atë krijuese dhe që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin e qyteteve, planifikimin urban dhe transformimin e hapësirave.

Përtej arsimit, edhe sektori kulturor po shfaqet si një hapësirë e rëndësishme për punësimin. Në aktivitetet dhe profesionet e lidhura me kulturën janë të angazhuar rreth 33,800 mijë persona, të cilët përbëjnë 3% të punësimit total në vend. Kjo përfshin një gamë të gjerë profesionesh, nga fushat artistike dhe krijuese, deri te aktivitetet që lidhen me organizimin, menaxhimin dhe promovimin kulturor.

Ndërkohë, zhvillimet në sektorin kulturor shoqërohen edhe me ndryshime në tregun e mallrave dhe shërbimeve të kësaj fushe. Gjatë vitit 2025, rritja më e lartë e çmimeve është regjistruar në kategorinë “Librat”, me një shtim prej 2.9%. Kjo pasqyron ndryshimet në kostot e produkteve kulturore, por edhe rëndësinë që vazhdon të ketë konsumi i librave dhe materialeve edukative.

Në aspektin e financimit publik, argëtimi, kultura dhe çështjet fetare zënë një pjesë të buxhetit shtetëror, me 1.65% të shpenzimeve publike gjithsej dhe një peshë prej 0.50% në Prodhimin e Brendshëm Bruto. Ky nivel tregon se kultura mbetet një sektor i mbështetur dhe pjesë e politikave publike për zhvillimin social dhe ekonomik.

Në një kohë kur Shqipëria po rrit aktivitetet kulturore dhe po tërheq më shumë interes vendas e ndërkombëtar, të dhënat tregojnë se investimi në arsim, profesionet krijuese dhe sektorin kulturor po krijon një bazë më të gjerë për zhvillimin e ekonomisë kreative në vend.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat