Shqipëria Postuar më 22 Qershor 2026, 10:39

Investim për rrjetin elektrik në zonat rurale të Burrelit - OSSH hap garën mbi 213 milionë lekë. Synohet më shumë siguri dhe efikasitet

Nga Ernilda Luzi

Investim për rrjetin elektrik në zonat rurale të Burrelit - OSSH

Drejtoria Rajonale e OSSH Burrel ka shpallur hapjen e procedurës së prokurimit për projektin “Rikonstruksion i rrjetit TM 10 kV dhe TU 0.4 kV, një investim me vlerë prej 213 milionë e 1 mijë e 740 lekësh.

Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, projekti do të shtrihet në disa zona periferike të Burrelit, përfshirë Gjalishin, Mallunxin, Prellin, Shllin, Shqefenin, Kurdarin, Ketën dhe Cërujën. Projekti synon modernizimin rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, duke zëvendësuar infrastrukturën ekzistuese, e cila prej vitesh konsiderohet e amortizuar dhe jashtë parametrave optimalë teknikë.

OSSH argumenton se nevoja për këtë investim lidhet me zhvillimin urbanistik dhe demografik të zonës, si dhe me rritjen e kërkesës për energji elektrike gjatë viteve të fundit. Përballë kësaj situate, OSSH vlerëson se infrastruktura aktuale nuk është më në gjendje të përballojë ngarkesat në rritje.

Referuar dokumentit, rrjeti aktual i tensionit të mesëm dhe të ulët paraqitet në gjendje të amortizuar, me humbje të larta energjie, defekte të shpeshta dhe kapacitete të pamjaftueshme për të përballuar kërkesën në rritje. Po kështu, paraqet rreziqe të shtuara për sigurinë e konsumatorëve dhe personelit teknik. Për pasojë, rikonstruksioni konsiderohet një investim i domosdoshëm për garantimin e një furnizimi më të qëndrueshëm dhe më cilësor. Infrastruktura ekzistuese, e ndërtuar  dekada më parë, ka kaluar periudhën optimale të funksionimit dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Ndërkohë, projekti parashikon ndërtimin e linjave të reja të tensionit të ulët 0.4 kilovolt, si dhe vendosjen e kabinave të reja transformuese 10/0.4 kilovolt dhe 6/0.4 kilovolt. Ky investim do të përmirësojë furnizimin me energji për qindra abonentë familjarë dhe private, duke rritur efikasitetin.

Shqipëria 22 Qershor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht me një rritje relativisht të lehtë të kuotës në raport me javën që lamë pas teksa është blerë mëngjesin e sotëm......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat