Mbi 32 mijë aplikime për fondet në bujqësi - Afati deri më 26 Qershor, 52 milionë euro në dispozicion

Afro 32.300 fermerë kanë aplikuar deri më tani për të përfituar nga skemat e mbështetjes në bujqësi për vitin 2026, për të cilat fondi në total i vendosur në dispozicion është 52 milionë euro.
Këtë vit skema ka risi të rëndësishme, pasi është rritur masa e financimit për krerë në blegtori dhe bletari dhe është përgjysmuar edhe tavanin e tufave që duhet të kenë fermerët për përfitim, çka do të thotë se do të ketë më shumë blegtorë dhe bletarë që do të përfitojnë, në raport me vitet e mëparshme. Ndërsa skema e naftës nuk do të aplikohet si në vitet mëparshme por do të mbulohet përmes rimbursimit 10 % të faturave të shitjes.
Risi është edhe finacimi me 100 euro për hektar për sipërfaqe të mbjellë me kultura bujqësore, me jo më pak se 3 hektarë.
Konkretisht, blegtorët me jo më pak se 5 krerë lopë dhe /ose mëshqerra. do të marrin 12 mijë lekë/krerë, për tufën bazë të matrikulluar. Do të jepen 1500 lekë/krerë për tufën bazë të matrikulluar për çdo fermer me jo më pak se 50 krerë dele dhen/ose dhi. Për mbarështimin e bletarisë, do të jepen 2 mijë lekë për zgjua, për aplikant, me jo më pak se 25 zgjoje.
Për herë të parë është futur mbështetja për dosa dhe/ose paradosa të matrikulluara, në vlerën deri në 7 mijë lekë/ krerë për aplikantët me jo më pak se 5 krerë dosa dhe/ose paradosa. Për pjesën mbi 100 krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%.
Qeveria ka përcaktuar se 2.5 miliardë lekë nga fondi total shkojnë për skemën e investimeve, ku bën pjesë mbështetja e fermerëve të rinj me 10 mijë euro grant, si dhe financimi për ndërtimin/rikonstruksionin e staneve dhe/ose pajisjeve për përmirësimin e kushteve, masa e përfitimit është në 70% e vlerës së faturave tatimore, por jo më shumë se 3 milionë lekë për subjekt.
Për pajisje, makineri dhe mjete bujqësore për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në ferma bujqësore dhe blegtorale, masa e përfitimit është në 50% e vlerës së faturave tatimore, por jo më shumë se 500 mijë lekë për subjekt dhe jo më pak se 50 mijë lekë për subjekt.
Për të përfituar nga masat mbështetëse, kushti kryesor për aplikantët është shlyerja korente e sigurimeve shoqërore.
Afati i fundit i aplikimit është data 26 Qershor përmes e - Albania, ndërsa për masat 10-12 aplikimi bëhet me dorëzim të dosjeve fizike pranë AZHBR.
Dorëhiqet kryeministri britanik, Keir Starmer - Largohet edhe nga drejtimi i Partisë Laburiste
Keir Starmer, ka dhënë dorëheqjen nga posti i Kryeministrit të Britanisë, si dhe nga drejtimi i Partisë Laburiste. Një kryeministër i ri do të jetë në detyrë......
Tirana tërheq turistët edhe nga apartamentet me qira ditore/ Gati 67% e pronave janë aktive pothuajse gjatë gjithë vitit
Tirana po përjeton një zgjerim të fortë të tregut të akomodimeve afatshkurtra, me mijëra apartamente që tashmë janë pjesë e ofertës turistike online. Në këtë......
Gati tenderi për hyrjen veriore të Tiranës - 138.6 mln lekë për lidhjen direkte të autostradave të veriut me unazën e re
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin për studimin dhe projektimin e hyrjes veriore të Tiranës, një projekt që synon të krijojë një lidhje të......
Fshihen 215 mln euro detyrime të papaguara të bizneseve - Tatimet: Subjektet, afat deri më 30 Qershor për të paguar vetëm 50% të detyrimit
Administrata tatimore po vijon normalisht procesin e faljes pa kusht të detyrimeve tatimore të papaguara deri ne 31.12.2014. Sipas të dhënave zyrtare nga ky......
Diploma humb terren në tregun e punës - Xhihani: Punëdhënësit kërkojnë më shumë aftësi praktike
Për vitë me radhë, posedimi i një diplome universitare është konsideruar një arritje e rëndësishme, megjithatë, teksa tregu i punës ndryshon në mënyrë të......
Investim për rrjetin elektrik në zonat rurale të Burrelit - OSSH hap garën mbi 213 milionë lekë. Synohet më shumë siguri dhe efikasitet
Drejtoria Rajonale e OSSH Burrel ka shpallur hapjen e procedurës së prokurimit për projektin “Rikonstruksion i rrjetit TM 10 kV dhe TU 0.4 kV, një investim......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht me një rritje relativisht të lehtë të kuotës në raport me javën që lamë pas teksa është blerë mëngjesin e sotëm......
50 milionë paund në minerale kritike - Investimi i Britanisë për të zvogëluar varësinë nga importet
Britania do të investojë 50 milionë paund për të rritur prodhimin vendas të mineraleve kritike, tha qeveria të hënën, ndërsa kërkon të zvogëlojë varësinë nga......



