Shqipëria Postuar më 22 Qershor 2026, 12:39

Rama në Paris me ftesë të Macron, në fokus partneriteti strategjik dhe integrimi europian

Nga Edel Strazimiri

Rama në Paris me ftesë të Macron, në fokus partneriteti

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Paris, ku do të pritet nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée, në kuadër të një dreke pune mes dy liderëve.

Vizita zhvillohet në vazhdën e dialogut politik të nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Francës, me synim forcimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh. Në qendër të diskutimeve pritet të jenë procesi i integrimit europian të Shqipërisë, qasja e re ndaj zgjerimit të Bashkimit Europian, si dhe përgatitjet për samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara.

Takimi vjen pas një sërë kontaktesh të rregullta mes Ramës dhe Macron, të cilët janë takuar zyrtarisht në Paris në prill 2024, si dhe në Tiranë në tetor 2023 dhe maj 2025, krahas komunikimeve në kuadër të forumeve ndërkombëtare dhe bisedave telefonike.

Shqipëria e vlerëson Francën si një partner kyç në mbështetjen e perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor dhe rolin aktiv të Presidentit Macron në promovimin e një qasjeje të re ndaj rajonit.

Vizita në Paris pritet të riafirmojë angazhimin e përbashkët të dy vendeve për forcimin e marrëdhënieve strategjike dhe avancimin e mëtejshëm të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Shqipëria 22 Qershor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht me një rritje relativisht të lehtë të kuotës në raport me javën që lamë pas teksa është blerë mëngjesin e sotëm......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat