Kripto-asetet nën monitorimin e Tatimeve - Projektligji/ Raportim automatik i transaksioneve dhe shkëmbim i informacionit me BE

Transaksionet me kripto-asete do të raportohen automatikisht pranë administratës tatimore, duke i dhënë autoriteteve më shumë informacion për të ardhurat e realizuara nga ky treg dhe duke forcuar luftën kundër evazionit fiskal.
Kjo është risia kryesore që sjell projektligji i ri "Për shkëmbimin automatik të informacionit mbi kripto-asetet", i nxjerrë për konsultim publik, që përafron legjislacionin shqiptar me Direktivën Evropiane. Nisma vjen si përgjigje ndaj zgjerimit të përdorimit të kripto-aseteve për investime, pagesa dhe transferta ndërkufitare, të cilat e kanë bërë më të vështirë identifikimin e tatimpaguesve dhe monitorimin e të ardhurave të tyre. Përmes këtij kuadri të ri synohet rritja e transparencës fiskale dhe përmirësimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e tatimeve.
Ligji parashikon që ofruesit e shërbimeve të kripto-aseteve të identifikojnë klientët e tyre, të verifikojnë rezidencën tatimore dhe të mbledhin informacion për transaksionet që kryhen. Ky informacion do të raportohet periodikisht pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, e cila do të jetë autoriteti përgjegjës për administrimin e sistemit dhe për shkëmbimin automatik të të dhënave me administratat tatimore të vendeve të Bashkimit Evropian.
Për të shmangur raportimin e dyfishtë, ligji përcakton edhe rastet kur detyrimet konsiderohen të përmbushura në një shtet tjetër të Bashkimit Evropian ose në juridiksione të tjera të njohura. Ndërkohë, ofruesit e shërbimeve do të duhet të raportojnë të dhëna identifikuese për përdoruesit, informacion mbi transaksionet e kryera dhe vlerën e tyre, sipas rregullave të përcaktuara në ligj. Ata do të kenë detyrimin të ruajnë dokumentacionin për të paktën 7 vjet dhe ta vënë atë në dispozicion të autoriteteve tatimore në rast kontrolli.
Një tjetër element i rëndësishëm është forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do t'i komunikojë çdo vit Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të dhënat mbi subjektet e autorizuara për të ofruar shërbime të kripto-aseteve, ndërsa Tatimet do të mbikëqyrin zbatimin e detyrimeve ligjore dhe do të administrojnë regjistrin e operatorëve të këtij tregu.
Ligji parashikon gjithashtu masa administrative dhe gjoba për subjektet që nuk respektojnë detyrimet e raportimit, si edhe mundësinë e pezullimit të transaksioneve kur përdoruesit nuk japin informacionin e kërkuar. Në këtë mënyrë synohet të krijohet një treg më transparent, të kufizohen mundësitë për shmangie tatimore dhe Shqipëria të harmonizojë rregullat e saj me standardet e Bashkimit Evropian.
Apple kalon Nvidia si kompania më e vlefshme në botë - Investitorët besojnë te strategjia e kompanisë për Inteligjencën Artificiale
Apple ka rifituar titullin si kompania më e vlefshme në botë, duke kaluar Nvidia ndërsa investitorët u bënë më të sigurt për strategjinë e saj të......
Fitimet nga bonot 12-mujore, në nivelin më të lartë të vitit - Edhe pse yield-i u rrit në 2.67%, kërkesa e investitorëve rezultoi më e ulët
Fitimet nga investimi në bono thesari 12-mujore kanë shënuar një rritje të lehtë në ankandin më të fundit të zhvilluar nga Ministria e Financave. Në ankandin......
Kupa e Botës nuk nxiti ekonominë e Meksikës - Sipas analistëve, ndikimi ishte shumë i lokalizuar
Kupa e Botës mbushi stadiumet me tifozë në Meksikë, por nuk arriti të ngrejë një ekonomi të ngadaltë të rënduar nga investimet e dobëta dhe pasiguria mbi......
Bashkitë investojnë për qytetarët vetëm 20% të buxhetit - 80% e financave vendore përdoren për paga dhe shpenzime operative
Megjithëse burimet financiare janë rritur në tërësi për të gjitha bashkitë në vend, struktura e shpenzimeve sipas bashkive ka probleme. Referuar raportit të......
Shtohen fondet për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” - Malaj: Garancia Sovrane është rritur nga 3 miliardë lekë në 5 miliardë lekë
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në aktivitetin e prezantimit të Programit Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Gjatë fjalës së tij,......
Kapitulli 26 mbyllet, reformat vijojnë - Osmani: Do të vazhdojmë të raportojmë në BE
Shqipëria ka mbyllur së fundmi 3 kapitujt e parë të negociatave me Bashkimin Europian. Një prej tyre është edhe kapitulli 26, për Arsimin dhe Kulturën. Në......
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, financim për bizneset - Rama: Deri në 2 mln euro mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
Mbështetje financiare për bizneset e vogla dhe të mesme, me synimin që ato të zgjerojnë aktivitetin dhe të kalojnë në një nivel të ri investimesh. Ky është......
Shqipëria përgatitet për lekun digjital - Monedha e re do të ketë të njëjtën vlerë si leku i zakonshëm, por do të ekzistojë elektronikisht
Leku digjital mund të jetë një nga risitë më të mëdha që sjell projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë. Për herë të parë, ligji parashikon që, krahas......

