Ministri Nufi: “Shqipëria, aleate e besueshme në NATO. Faktor stabiliteti në rajon e më gjerë”

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Nufi mori pjesë sot në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, zhvilluar në Bruksel, ku u diskutuan prioritetet kryesore të Aleancës në funksion të forcimit të sigurisë dhe mbrojtjes kolektive në hapësirën euro-atlantike.
Në ministerial është theksuar rëndësia e ruajtjes së unitetit ndërmjet aleatëve, rritjes së gatishmërisë operacionale dhe forcimit të kapaciteteve mbrojtëse përballë sfidave të reja dhe kërcënimeve në zhvillim ndaj sigurisë ndërkombëtare.
Në publikimin e tij në rrjet social, Ministri Nufi vlerëson se: “Bashkëpunimi ndërmjet aleatëve, investimet në mbrojtje dhe modernizimi i kapaciteteve ushtarake janë garancia më e fortë për paqen, sigurinë dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta.”
Duke riafirmuar angazhimin e Shqipërisë në kuadër të NATO-s, ministri nënvizon ndër të tjera se: “Shqipëria do të vijojë të japë kontributin e saj të pandërprerë me përgjegjësi dhe vendosmëri në kuadër të NATO-s si një aleate e përkushtuar dhe e besueshme, duke forcuar rolin e saj si faktor stabiliteti në rajon e më gjerë.”

Qeveria mori 25 mld lekë borxh të brendshëm në maj - Shumica obligacione. Norma mesatare e interesit për bonot 12-mujore u përmbyll në 2.57%
Gjatë muajit maj janë zhvilluar shtatë ankande për shitje titujsh qeveritarë nga Ministria e Financave, më së shumti obligacione. Ministria ofroi për shitje......
118 shërbime në ditë për trenin Tiranë–Durrës–Rinas/ Dokumentet e operimit: Durrësi në 36 minuta, aeroporti në më pak se 20 minuta
Teksa pak ditë më parë u publikua procedura për përzgjedhjen e oeratorit privat që do të ofrojë shërbimin e transportit hekurudhor të pasagjerëve, dokumentet......
Ndryshon trendi në tregun valutor – Forcohet Dollari amerikan. Dobësohen monedhat e tjera
Dollari amerikan pas zbritjes që pësoi ditën e djeshme ka rikuperuar sërish pikë duke ju rikthyer situatës së fillimit të javës teksa është blerë mëngjesin e......
Shqipëria nis vitin me rritje në sektorët prodhues/ Industria mbetet jashtë trendit pozitiv duke pasur ulje
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, pothuajse të gjithë sektorët e prodhimit të të mirave kanë shënuar rritje gjatë tremujorit të......
Shqipëria, e vetmja në rajon në 3 skema SEPA - Institucionet financiare ofrojnë edhe transferta të menjëhershme, apo pagesa të përsëritura
Shqipëria merr pjesë në 3 skema të Zonës Unike të Pagesave në Euro (SEPA). Sipas një dokumenti të Këshillit Evropian të Pagesave, 13 institucione financiare......
Taksa e pasurisë, si do bëhet zbritja për banesën e parë? - Kush ka më shumë se dy prona, paguan 50% mbi vlerën për njërën prej tyre
Të gjitha pasuritë e paluajtshme në Shqipëri do të taksohen me vlerë tregu, qofshin ato njësi banimi, ambiente komerciale, apo toka. Baza e taksës mbi......
Ulen lehtë borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të prapambetura zbret në 79.47 mld lekë
Borxhi total që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shënuar një rënie të lehtë gjatë katër muajve të parë të vitit 2026,......
Real Estate dhe turizmi mbajnë në “këmbë” shërbimet/ Hotelet rrisin shitjet me 12.6%, pagat e pasurive të paluajtshme zgjerohen me 35%
Sektori i shërbimeve e ka nisur vitin 2026 me një ecuri pozitive, i mbështetur kryesisht nga aktiviteti i pasurive të paluajtshme dhe turizmi. Të dhënat e......



