Shqipëria Postuar më 18 Qershor 2026, 12:26

Ndryshon trendi në tregun valutor – Forcohet Dollari amerikan. Dobësohen monedhat e tjera

Nga Edel Strazimiri

Ndryshon trendi në tregun valutor – Forcohet Dollari amerikan.

Dollari amerikan pas zbritjes që pësoi ditën e djeshme ka rikuperuar sërish pikë duke ju rikthyer situatës së fillimit të javës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81.6 lekë dhe është shitur me 82.9 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane sakaq ka pësuar një rënie të lehtë të kuotës këtë të enjte krahasuar me një ditë më parë duke u blerë sot me 94.3 lekë dhe duke u shitur me 95 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu ka pasur zbritje të vlerës mëngjesin e kësaj të enjte duke u blerë sot me 102.1 lekë dhe duke u shitur me 103.1 lekë në raport me ditën që lamë pas referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik edhe ai ka pasur një fillim ditë negative duke humbur ndjeshëm pikë nga dita e mërkurë teksa është blerë këtë mëngjes me 108.4 lekë dhe është shitur me 109.5 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat