Çmimi i naftës, në nivelin më të ulët të 3 muajve - Ndikoi marrëveshja e armëpushimit SHBA-Iran

Çmimet e naftës ranë me më shumë se 2 dollarë për fuçi të enjten, pasi SHBA-të dhe Irani nënshkruan një marrëveshje të përkohshme që do t'i jepte fund luftës me Iranin, do të rihapte Ngushticën e Hormuzit dhe do të hiqte dorë nga sanksionet e SHBA-së mbi naftën e Teheranit, duke rritur perspektivën e furnizimit me naftë.
Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent ranë 2.69%, në 77.41 dollarë për fuçi dhe nafta e ndërmjetme amerikane ra me 3.07%, në 74.43 dollarë për fuçi. Nafta Brent ra në nivelin më të ulët që nga 2 marsi, e cila ishte dita e parë e tregtimit pasi SHBA-të dhe Izraeli filluan të sulmonin Iranin.
Memorandumi me 14 pika fillon një periudhë negociatash 60-ditore gjatë së cilës Irani do të lejojë kalimin pa pagesë përmes Ngushticës së Hormuzit, një korridor kyç për transportin e naftës dhe gazit. Marrëveshja parashikon që trafiku përmes ngushticës të rikthehet në kapacitetin e tij të plotë brenda 30 ditëve.
Analistët janë të kujdesshëm për sa i përket rënies së mëtejshme të çmimeve të naftës në afat të shkurtër, pasi furnizimi mund të mbetet i kufizuar edhe pas rihapjes së Ngushticës së Hormuzit.
Sipas tyre, vëllimi i naftës bruto që kthehet në treg pas rihapjes së Hormuzit mund të jetë i kufizuar, pasi disa ngarkesa kanë dalë tashmë përmes marrëveshjeve alternative, ndërsa pronarët e anijeve mund të ngurrojnë të dërgojnë cisterna përsëri në rajon për shkak të shqetësimeve se marrëveshja mund të dështojë.
Analikstët mendojnë se kërkesa e përgjithshme për naftë bruto mund të vijë më shpejt se furnizimi, duke kontrolluar rënien e çmimeve në nivelet e para luftës.
Konkurrueshmëria ekonomike globale - Singapori, në vendin e parë “rrezon” Zvicrën në të tretin
Zvicra ka humbur vendin e parë ndaj Singaporit në një renditje botërore të konkurrueshmërisë ekonomike, pasi rritja e paqëndrueshmërisë globale dëmtoi......
Trump nënshkruan marrëveshjen me Iranin - Hapje e menjëhershme e Ngushticës së Hormuzit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi një marrëveshje me Iranin, e cila i kërkon Teheranit të pakësojë rezervat e tij të uraniumit të pasuruar në......
Rezerva Federale nuk ndryshon normën bazë të interesit - Kreu i ri, Kevin Warsh, për herë të parë përpara mediave
Rezerva Federale e mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit dhe politikëbërësit presin rritje të kostove të huamarrjes më vonë këtë vit, duke......
Janar-Maj, mbi 424 mijë vizitorë në sitet kulturore - Ministri Gonxhja: Të ardhurat shënojnë rritje prej 7.3%
Trashëgimia kulturore shqiptare vijon të tërheqë një numër gjithnjë e më të madh vizitorësh. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bën të......
Mallrat “Made in Albania”, më shumë drejt Kroacisë dhe SHBA/ Eksportet shqiptare diversifikohen, Italia humbet peshë përgjatë pesëmujorit
Të dhënat nga INSTAT për pesëmujorin e parë të vitit 2026 tregojnë një zgjerim të eksporteve shqiptare drejt vendeve të rajonit, Kinës dhe Shteteve të......
Forumi Biznes – Dogana, Dhoma Amerikane ndërmjetëson dialogun e sipërmarrjes me institucionet
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në bashkëpunim me Dhomën Amerikane të Tregtisë, zhvilloi sot Forumin Biznes–Dogana, një platformë e qëndrueshme dialogu......
Rama: Parlamenti Europian e ndau “shapin” e stuhisë së dizinformimit për Zvërnecin
Votimin e rezolutës për Shqipërinë në PE, kryeministri Edi Rama e quajti edhe një sqarim përfundimtar për atë që po ndodh me Zvërnecin. Me një postim në......
PE miraton rezolutën për Shqipërinë - Mbështetje për rrugën drejt BE-së
Parlamenti Europian miratoi sot Rezolutën vjetore për Shqipërinë, me 483 vota pro, duke rikonfirmuar mbështetjen për procesin e integrimit europian të vendit......



