Real Estate dhe turizmi mbajnë në “këmbë” shërbimet/ Hotelet rrisin shitjet me 12.6%, pagat e pasurive të paluajtshme zgjerohen me 35%

Sektori i shërbimeve e ka nisur vitin 2026 me një ecuri pozitive, i mbështetur kryesisht nga aktiviteti i pasurive të paluajtshme dhe turizmi. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë të vitit janë zgjeruar shitjet neto në pjesën më të madhe të aktiviteteve ekonomike, ndërsa punësimi dhe pagat kanë vijuar të rriten në shumicën e sektorëve.
Aktiviteti i pasurive të paluajtshme rezulton sërish motori kryesor i rritjes, me një zgjerim prej 31.5% të shitjeve neto në volum krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Performancë të fortë shënuan edhe hotelet, me një rritje prej 12.6%, si dhe bar-restorantet, ku shitjet u rritën me 8.4%. Në rritje ishin gjithashtu aktivitetet e arkitekturës dhe inxhinierisë me 8.0%, tregtia me 4.6% dhe aktivitetet e sigurimit me 4.9%. Në kahun tjetër, transporti, magazinimi dhe posta shënuan rënie me 3.8%, ndërsa informacioni dhe komunikacioni u tkurr me 1.6%.
Edhe tregu i punës paraqet një panoramë pozitive. Punësimi u rrit me 22.5% në aktivitetet e pasurive të paluajtshme, me 9.4% në hotele, me 3.7% në agjencitë e udhëtimit dhe me 3.6% në tregti. Megjithatë, disa aktivitete vijojnë të shfaqin dobësi, pasi punësimi ra me 10.5% në administrimin e zyrave dhe mbështetjen administrative, si dhe me 3.2% në aktivitetet e sigurimit dhe hetimit.
Rritja e pagave ka qenë edhe më e fortë. Fondi i pagave u zgjerua me 35% në aktivitetet e pasurive të paluajtshme, me 22% në hotele dhe me 20.5% në agjencitë e udhëtimit, ndërsa rritje dyshifrore u regjistruan edhe në tregti, bar-restorante, informacion dhe komunikacion, aktivitetet inxhinierike dhe sigurimin. I vetmi sektor që shënoi rënie të pagave ishte administrimi i zyrave dhe mbështetja administrative, me 6.5%.
Të dhënat e tremujorit të parë tregojnë se shërbimet vazhdojnë të mbështeten nga dinamika e turizmit dhe zgjerimi i aktivitetit në tregun e pasurive të paluajtshme, ndërsa disa sektorë tradicionalë, si transporti dhe informacioni e komunikacioni, po përballen me një ngadalësim të aktivitetit ekonomik.
Shqipëria vijon rekordin e fluturimeve komerciale/ Shënon rritje me 208% më shumë në maj krahasuar me periudhën para pandemisë
Numri i fluturimeve komerciale në Shqipëri ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme krahasuar me majin e periudhës para pandemisë, duke e pozicionuar vendin......
Valët e të nxehtit në Francë - Gati 5,400 vdekje në vit dhe pabarazi në ekspozimin ndaj nxehtësisë
Ndërsa Evropa përgatitet për një valë rekord të të nxehtit në qershor , me temperatura që në disa rajone pritet t'i afrohen 40°C, dy studime nxjerrin në pah......
Çmimi i naftës, në nivelin më të ulët të 3 muajve - Ndikoi marrëveshja e armëpushimit SHBA-Iran
Çmimet e naftës ranë me më shumë se 2 dollarë për fuçi të enjten, pasi SHBA-të dhe Irani nënshkruan një marrëveshje të përkohshme që do t'i jepte fund luftës......
Konkurrueshmëria ekonomike globale - Singapori, në vendin e parë “rrezon” Zvicrën në të tretin
Zvicra ka humbur vendin e parë ndaj Singaporit në një renditje botërore të konkurrueshmërisë ekonomike, pasi rritja e paqëndrueshmërisë globale dëmtoi......
Trump nënshkruan marrëveshjen me Iranin - Hapje e menjëhershme e Ngushticës së Hormuzit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi një marrëveshje me Iranin, e cila i kërkon Teheranit të pakësojë rezervat e tij të uraniumit të pasuruar në......
Rezerva Federale nuk ndryshon normën bazë të interesit - Kreu i ri, Kevin Warsh, për herë të parë përpara mediave
Rezerva Federale e mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit dhe politikëbërësit presin rritje të kostove të huamarrjes më vonë këtë vit, duke......
Janar-Maj, mbi 424 mijë vizitorë në sitet kulturore - Ministri Gonxhja: Të ardhurat shënojnë rritje prej 7.3%
Trashëgimia kulturore shqiptare vijon të tërheqë një numër gjithnjë e më të madh vizitorësh. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bën të......
Mallrat “Made in Albania”, më shumë drejt Kroacisë dhe SHBA/ Eksportet shqiptare diversifikohen, Italia humbet peshë përgjatë pesëmujorit
Të dhënat nga INSTAT për pesëmujorin e parë të vitit 2026 tregojnë një zgjerim të eksporteve shqiptare drejt vendeve të rajonit, Kinës dhe Shteteve të......



