Shqipëria Postuar më 11 Qershor 2026, 11:35

Transporti i mallrave, drejt dokumentacionit elektronik - Drafti: “Letra” do të zëvendësohen me informacionin digjital deri në vitin 2029

Nga Ola Mitre

Transporti i mallrave, drejt dokumentacionit elektronik - Drafti:

Kwshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”, i cili synon të digjitalizojë dokumentacionin shoqërues të transportit dhe të reduktojë kostot administrative për bizneset dhe operatorët e transportit. Projektligji krijon kuadrin ligjor për komunikimin elektronik të informacionit rregullator ndërmjet operatorëve ekonomikë dhe autoriteteve shtetërore, duke përafruar plotësisht legjislacionin shqiptar me rregulloren evropiane eFTI (electronic Freight Transport Information).

Sipas draftit, operatorët ekonomikë do të kenë mundësi që dokumentet e kërkuara për transportin e mallrave t’i paraqesin në formë elektronike përmes platformave të certifikuara eFTI, ndërsa autoritetet shtetërore do të detyrohen t’i pranojnë këto dokumente jo më vonë se 1 korriku 2029. Deri atëherë, përdorimi i formatit elektronik do të jetë në baza vullnetare dhe nuk do të përjashtojë përdorimin e dokumentacionit në letër.

Projektligji parashikon që sistemi të mbulojë të gjitha mënyrat e transportit të mallrave, përfshirë transportin rrugor, hekurudhor dhe ajror, si dhe transportin e mbetjeve dhe mallrave të rrezikshme. Informacioni do të shkëmbehet përmes platformave elektronike të certifikuara, të cilat duhet të garantojnë sigurinë, ndërveprueshmërinë dhe mbrojtjen e të dhënave.

Projektligji përcakton gjithashtu rregullat për certifikimin e platformave dhe ofruesve të shërbimeve eFTI, si dhe detyrimet e institucioneve publike për të siguruar akses dhe përpunim të sigurt të informacionit.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat