Artistët nga Arabia Saudite mbizotëruan gjatë 2025-ës/ U realizuan mbi 1 mijë shfaqje dhe 1.5 milionë vizitorë në trashëgimi kulturore

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT mbi statistikat kulturore, viti 2025 ka shënuar një aktivitet të lartë artistik dhe kulturor në vend, me numër të lartë pjesëmarrësish dhe zgjerim të bashkëpunimeve ndërkombëtare. Gjatë këtij viti, në institucionet qendrore të artit janë organizuar gjithsej 1 272 shfaqje dhe premiera, të cilat kanë tërhequr rreth 171 mijë spektatorë.
Përveç aktiviteteve të zhvilluara brenda institucioneve kulturore shqiptare, gjatë vitit 2025 u organizuan edhe 314 aktivitete kulturore me pjesëmarrje ndërkombëtare, duke mbledhur rreth 261 mijë pjesëmarrës. Në këto aktivitete, interesin më të madh e kanë shënuar vendet e Bashkimit Europian, Kosova dhe Arabia Saudite, duke treguar një rritje të shkëmbimeve kulturore dhe të prezencës së artistëve të huaj në Shqipëri.
Një tregues i kësaj hapjeje ndërkombëtare është edhe numri i artistëve të huaj që morën pjesë në aktivitetet kulturore shqiptare gjatë vitit. Sipas INSTAT, në vend performuan 428 artistë të huaj, ku pjesa më e madhe e tyre erdhën nga Arabia Saudite me 29.7%, e ndjekur nga Kosova me 11.7% dhe Italia me 9.8%. Kjo prirje tregon një zgjerim të bashkëpunimeve artistike dhe një interes në rritje për skenën kulturore shqiptare, veçanërisht përmes koncerteve dhe eventeve të mëdha.
Krahas aktiviteteve artistike, edhe trashëgimia kulturore ka tërhequr më shumë vizitorë gjatë vitit 2025. Numri i vizitorëve në institucionet e trashëgimisë kulturore arriti në rreth 1.5 milionë, duke shënuar një rritje prej 15.9% krahasuar me vitin 2024. Kjo rritje tregon interesin në zgjerim të publikut vendas dhe të huaj ndaj muzeve, monumenteve dhe hapësirave kulturore të Shqipërisë. Në tërësi, të dhënat tregojnë se viti 2025 ka qenë një periudhë e rëndësishme për kulturën shqiptare.
Fuqia punëtore, sfida e 10-vjeçarit të ardhshëm - Dhoma Amerikane e Tregtisë prezanton indeksin e biznesit për vitin 2025
Gjetja e stafit të kualifikuar për bizneset në Shqipëri, është sfida kryesore e 10-vjeçarit të ardhshëm. Dhoma Amerikane e Tregtisë ka prezantuar për të......
Pse 725 mijë shqiptarë nuk punojnë? Studentët dhe detyrat shtëpiake dominojnë jashtë tregut të punës
Rreth një në katër shqiptarë në moshë pune vazhdon të mbetet jashtë tregut të punës, por të dhënat e vitit 2025 tregojnë se arsyeja kryesore nuk është......
Elektrifikimi i trenit Tiranë-Durrës, shpallet fituesi - Verdho: Oferta 22 mln euro, kontrata me kompaninë italiane lidhet në korrik
Tenderi për elektrifikimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas është finalizuar, me shpalljen e kompanisë që do të kryejë punimet. Konfirmimi vjen......
Pesë projekte finaliste prezantojnë vizionin për Kampusin e Ri të Universitetit “Aleksandër Moisiu”
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e pesë projekteve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar për ndërtimin e Kampusit të Ri të Universitetit......
Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, emërohen drejtues të rinj
Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë lëvizjesh në nivel drejtues, duke emëruar drejtues të rinj në disa drejtori vendore dhe komisariate policie në......
Rama prezanton vizionin për kampusin e ri në Durrës: Një hapësirë studentore që do të funksionojë 24 orë
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e pesë projekteve finaliste të konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e kampusit të ri të Universitetit......
Dëshirojnë ribashkimin me BE - 3 në 5 britanikë të gjeneratës Z do të donin një votim të ri
Një brez britanikësh të rinj që u përjashtuan nga referendumi i vitit 2016 për shkak të moshës së tyre, tani besojnë se Brexit ka dështuar, me shumicën që......
6,500 vende pune të lira në të gjithë vendin - Nga inxhinierët, te kamarierët. Punë për çdo nivel kualifikimi
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se janë 6,500 vende të lira pune të shpallura në portalin puna.gov.al. Qindra pozicione pune në......



