Tregu i punës lë pas të rinjtë/ Punësimi i tyre ka rënë në 42.8%, ndërsa papunësia është rritur në 16.9%

Punësimi i të rinjve vijon të mbetet një nga sfidat më të mëdha të tregut të punës në Shqipëri. Të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) tregojnë se të rinjtë po e kanë gjithnjë e më të vështirë të integrohen në tregun e punës, ndërsa shkalla e punësimit për këtë grupmoshë ka pësuar rënie gjatë vitit të fundit.
Sipas Anketës Tremujore të Forcave të Punës, shkalla e punësimit për të rinjtë zbriti në 42.8%, nga 44.8% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo do të thotë se më pak të rinj po arrijnë të gjejnë ose të mbajnë një vend pune. Konkretish nga tregu I punës për këtë periudhë kanë dalë rreth 14.4 mijë të rinj.
Ndryshe paraqitet situata për grupmoshën 30-64 vjeç, e cila vazhdon të dominojë tregun e punës. Për këtë kategori, shkalla e punësimit arriti në 78.6%, nga 78.2% që ishte në tremujorin e fundit të vitit 2025. Të dhënat tregojnë se luhatjet më të mëdha në tregun e punës po ndihen kryesisht nga të rinjtë, ndërsa grupmoshat më të rritura vazhdojnë të ruajnë një pozicion më të qëndrueshëm.
Edhe statistikat e papunësisë nxjerrin në pah vështirësitë me të cilat përballen të rinjtë. Krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2025, papunësia tek të rinjtë është rritur nga 15.1% në 16.9%. Kjo rritje tregon se një pjesë e konsiderueshme e të rinjve vazhdojnë të hasin pengesa në gjetjen e një pune, pavarësisht nevojës së tregut për fuqi punëtore në sektorë të ndryshëm.
Nga ana tjetër, në aspektin gjinor, papunësia vijon të jetë më e lartë tek gratë. Megjithatë, të dhënat tregojnë një përmirësim të lehtë gjatë fillimit të këtij viti. Shkalla e papunësisë për gratë zbriti në 9.2%, nga 9.8% që ishte një vit më parë dhe 9.4% në tremujorin e fundit të vitit 2025.
Treguesit e fundit sugjerojnë se, megjithëse tregu i punës në Shqipëri mbetet relativisht i qëndrueshëm për grupmoshat më aktive ekonomikisht, sfida kryesore vazhdon të jetë integrimi i të rinjve. Rënia e punësimit dhe rritja e papunësisë në këtë grupmoshë sinjalizojnë nevojën për politika dhe iniciativa që lehtësojnë kalimin e të rinjve nga arsimi drejt tregut të punës.
Dollari amerikan humbet pikë – Forcohen Franga dhe Paundi
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të vlerës pasi e nisi këtë javë pozitivisht duke fituar pikë në mënyrë konstante deri më sot teksa është blerë këtë......
400 milionë euro investime të huaja në fillim të vitit/ Flukset u rritën me 11.8% në tremujorin e parë, prekin rekord historik
Investimet e huaja direkte në Shqipëri vijuan rritjen edhe në tremujorin e parë të vitit 2026, duke shënuar nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë për......
Janar- maj, mbi 38 mijë mjete ‘ngelin’ në kontroll teknik - DPSHTRR: Janë çregjistruar 4.109 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat mbi ecurinë e kontrollit teknik të mjeteve për periudhën janar–maj 2026,......
Rekordet turistike të Kosovës - Mbi 1.6 milion net-qëndrime, mbi 762 mijë vizitorë
Sektori i turizmit në Kosovë ka njohur një trend rritës gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara në kuadër të hulumtimit të Hotelerisë dhe Turizmit,......
Çmimet rriten, Trump: Më pëlqen inflacioni - Popullariteti i Presidentit në nivelin më të ulët të karrierës
Presidenti Donald Trump, pas publikimit të të dhënave të inflacionit që tregonin rritje mbi 4% , u tha gazetarëve se e "pëlqente" inflacionin, duke shtuar se......
Bitcoin: Si fluturuan 1 trilion dollarë në 8 muaj? - Kriptomonedhat në plan të dytë, investitorët me sy nga AI
Bitcoin ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke zbritur nga rekordi prej 126,000 dollarësh vjeshtën e kaluar në pak mbi 60,000 dollarë aktualisht. Zhvlerësimi......
Paradokset e punësimit, Evropa kundër vetes - Nevoja për punëtorë bie ndesh me politikat e migracionit
Evropa përballet me një paradoks: ekonomitë kanë nevojë për punëtorë ndërsa qeveritë shtrëngojnë rregullat e migracionit. Ky tension rritet ndërsa Pakti i......
Nafta rritet me më shumë se 1 dollar për fuçi - Përshkallëzimi i luftës SHBA-Iran po shqetëson tregtarët
Çmimet e naftës u rritën të enjten ndërsa Teherani deklaroi mbylljen e pikës kritike të kalimit të energjisë, Ngushticës së Hormuzit. Reagimi erdhi menjëherë......



