Euro “ngrin’ nën nivelin 100 lekë për të dytën ditë – Çfarë parashikon kalendari i ndërhyrjeve në treg
Për të dytën ditë me radhë, monedha europiane po tregtohet nën nivelin 100 lekë në pikat e këmbimit valutor vendas. Që prej ditës së hënë, euro këmbehet me 99.8 lekë.
Fluksi i lartë i turistëve që nënkupton më shumë valutë në tregun vendas dhe zhvlerësimi i monedhës europiane si rrjedhojë e rezultatit të zgjedhjeve në europë vlerësohen si faktorë ndikues.
Ndërkohë, gjatë muajve të verës, kalendari i ndërhyrjeve të bankës qendrore në tregun valutor vendas parashikon një shtim të tyre në muajt qershor dhe korrik.
Në muajin qershor janë planifikuar 3 ndërhyrje për blerje euro në tregun valutor ndërsa në muajin korrik por 3 ndërhyrje.
Këto janë dy muajt me numrin më të lartë të ndërhyrjeve pasi mesatarisht për muajt e tjerë janë llogaritur 1 ose 2 ndërhyrje në muaj, me vlera 5-10 milionë euro.
Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor kryhen për shmangien e çrregullimeve të tregut të brendshëm valutor, për përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomikë si dhe për rritjen ose uljen e rezervës valutore.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.