FED rrëzon tregjet europiane – Rrit normën bazë të interesit në intervalin 3%-3.25%
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pasi Rezerva Federale rriti normën bazë të interesit në takimin e kësaj jave dhe pritet të ndërmarrë një tjetër rritje në muajt në vijim. Tashmë, politikëbërësit do të angazhohen për një normë financimi prej 4.6% në vitin 2023, në përpjekje për të ulur inflacionin.
Por, kjo politikë monetare agresive pritet ta rrëzojnë ekonominë amerikane dhe atë globale në recesion gjatë vitit 2023. “Bankat qendrore janë në situata të ndryshme”, deklaroi shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell, në konferencën për mediat pas takimit 2-ditor.
Edhe tregjet amerikane dhe ato aziatike patën një tendencë në rënie pas komenteve të Powell. Në Europë, vëmendja do të jetë te Banka e Anglisë dhe Banka e Zvicrës, të cilat gjithashtu pritet të rrisin normat e interesit.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.