Fluturimet me kosto të ulët, tërhiqet Ryanair – “Nuk do të përfundojnë, por nuk do të ketë fluturime falas”
Kompania ajrore Ryanair nuk mjaftohet me transportin e pothuajse gjysmës së pasagjerëve në Itali. Vitet e ardhshme ajo synon transportin e 80 milionë personave, dyfishin e shifrës aktuale, por pa rritur cmimet. Kjo sepse periudha e fluturimeve me kosto të ulët nuk ka përfunduar aspak sipas administratorit të përgjithshëm Michael O’Leary. Pak kohë pas deklaratës së tij të bujshme se nuk do të kishte më bileta të lira avioni, ai sqaroi se fluturime me 9.99 euro nuk mund të realizohen në një moment që cmimi i karburanteve është rritur, por sapo cmimet të bien, do të ulen dhe ato të biletave.
O’Leary drejton katër kompanitë ajrore Rynair, Malta Air, Buzz, Lauda Europe me 514 avionë në total dhe ka si objektiv transportin e 165 milionë pasagjerëve në periudhën 2022 – 2023.
Duke e konsideruar sezonin e verës si shumë të suksesshëm, ai u shpreh se aktualisht janë dy gjërat që e shqetësojnë për sa i përket vjeshtës dhe dimrit: Covid dhe lufta në Ukrainë. Sipas tij, për shkak të inflacionit dhe recesionit njerëzit nuk do të heqin dorë nga fluturimet, por në vend që të zgjedhin ato të shtrenjta të komoanive të tjera ajrore, do të zgjedhin kompanitë e tij pasi do të paguanin më pak.
Ndërkohë, që dhe prenotimet për periudhën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po shkojnë shumë mirë pasi janë pushimet e para dimërore normale prej tre vjetësh. Aktualisht, shitjet për periudhën e Krishtlindjeve janë 10% më shumë se ato në fund të 2019-ës. Ndërsa për sa i përket rritjes së çmimeve të biletave ato janë në nivelin 7%.
Kompania ajrore ka blerë karburantin që i duhet deri në mars të 2023-shit me 63 dollarë për fuçi, ndërsa kosto aktuale është 110 dollarë.
Ryanair ka më shumë fluturime ditore në Europë në krahasim me kompanitë e tjera, si dhe është ajo që ka anuluar më pak të tilla. Duke iu rikthyer fluturimeve me kosto të ulët, O’Leary sqaroi se pret që cmimi mesatar i një fluturimi me Ryanair në pesë vitet e ardhshme të arrijë në 50 euro. Nëse nuk do të ketë më fluturime me 9.99 euro do të ketë shumë të tjera me 19.99 apo 24.99 euro, tha ai.
Ajo që ka marrë fund sipas tij është periudha e fluturimeve me 9.99 euro. Kjo sepse sipas O’Leary, nuk ka kuptim që të fluturosh nga Milano në Londër për 9.99 euro dhe më pas të paguash një taksi për në qendrën e qytetit deri në 50 euro.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.