Francë, kulmi i inflacionit në gjysmën e parë të vitit – BQE përjashton mundësinë e një recesioni për vendin
Inflacioni në Francë ka të ngjarë të arrijë kulmin e tij në gjysmën e parë të vitit dhe, duke përjashtuar një ngjarje të madhe botërore, rreziku i recesionit mund të përjashtohet. Ishte kjo deklarata e politikëbërësit francez i Bankës Qendrore Europiane, Francois Villeroy de Galhau.
Villeroy, i cili është gjithashtu guvernator i bankës qendrore franceze, tha se inflacioni duhet të kthehet në rreth 2%, objektivi i BQE-së, nga fundi i 2024 deri në fund të 2025.
Në një përpjekje për të menaxhuari nflacionin rekord drejt objektivit të saj prej 2%, BQE ka rritur normat e përbashkëta me 300 pikë bazë në 2.5% që nga korriku i kaluar dhe premtoi të miratojë një rritje të mëtejshme prej 50 pikë bazë në mars.
Villeroy shtoi se oas “sprintit” të normalizimit monetar që filloi në korrik 2022, tani po hyhet në një fazë të re të politikës monetare që është më e krahasueshme me një garë në distanca të gjata. Ai shtoi se kjo garë do të jetë më e gjatë, por më graduale dhe më pragmatike në ritmin e rritjeve të ardhshme.
Ndërsa është shumë herët për të thënë se kur normat do të arrijnë kulmin e tyre, Villeroy tha se do të ishte “e dëshirueshme” deri në verë, ose më së voni deri në shtator. Banka e Francës do të rrisë paksa parashikimin e rritjes për ekonominë franceze për vitin 2023 më 20 mars, nga një rritje prej 0.3% e parashikuar në dhjetor, përpara se të rikuperohej në 2024-ën.
Raporti i borxhit publik të Francës është 20 pikë përqindje më i lartë se ai i eurozonës në tërësi – 113% e PBB-së kundrejt 93% në tremujorin e tretë 2022 – dhe, ndryshe nga vendet kryesore të eurozonës, nuk është në rënie.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.