Gjendet në Egjipt një arkë me monedha nga koha e sundimtarëve të mëdhenj!
Në Egjipt, misioni arkeologjik i Ministrisë së Turizmit dhe Antikiteteve, gjatë kryerjes së kërkimeve në qytetin Esna, zbuloi një arkë në të cilën ishin fshehur monedhat e periudhës Mamluk dhe Fatimid.
Një grup arkeologësh arritën të gjenin një arkë në të cilën mbahej një koleksion i tërë monedhash për shekuj. Shumica e tyre i përkasin periudhës islame të historisë egjiptiane.
Vetë rezervuari ndodhej pranë tempullit të kultit të Esnës, i cili konsiderohet relikti antik më i vizituar i këtij qyteti, i vendosur rreth 55 kilometra në jug të Luksorit, në bregun perëndimor të lumit Nil.
Arkeologët vërejnë se shumë nga monedhat e gjetura janë prerë gjatë mbretërimit të mbretërve të shquar. Për shembull, në arkë kishte një monedhë ari që daton nga mbretërimi i Al-Muizz li-Din Allah Al-Fatimi, sundimtari Fatimid, emri i të cilit është një nga rrugët e Kajros.
Në arkë u gjetën gjithashtu 286 monedha argjendi që datojnë nga mbretërimet e 19 mbretërve dhe sulltanëve të ndryshëm të periudhës së Mamlukëve (1250-1517). Midis trofeve të arkeologëve ishin disa dinarë dhe gjysmë dinarë – monedha më e njohur në botën arabe.
Ato janë të gdhendura me emrat e sundimtarëve të tillë të shquar egjiptianë të periudhës islame si Al-Aziz Billah dhe Najmuddin Aibak, mbretërit e Badr Al-Din Salamish dhe Mansur Seif.
Përveç kësaj, koleksioni përmban një numër monedhash të huaja, duke përfshirë një monedhë armene të prerë nën Mbretin Levon II. Periudha e mbretërimit të tij përkoi me periudhën e Mamlukëve.
Arka përmbante gjithashtu shumë monedha bronzi dhe bakri të epokës osmane. Vlen të përmendet se janë gjetur edhe fragmente kallëpësh që përdoreshin për prerjen e monedhave, si dhe një peshë me të cilën, siç bëjnë me dije ekspertët, janë peshuar monedhat.
Këto artefakte tregojnë se në këtë zonë mund të ketë pasur një punishte monedhash. Tashmë misioni arkeologjik ka nisur ta kërkojë.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.