Gjermania dhe Franca kundër thirrjeve në rritje për ndalimin e vizave të BE-së për rusët!
Gjermania dhe Franca, vendet anëtare më të mëdha dhe më me ndikim të Bashkimit Europian, kanë bashkuar forcat për të kundërshtuar kërkesat në rritje për një ndalim në mbarë BE-në për lëshimin e vizave për turistët rusë.
Të dy vendet besojnë se masa radikale do të tjetërsonte të gjithë popullsinë ruse, duke përfshirë ata që ende mbajnë një lidhje me Perëndimin.
“Ndërsa kuptojmë shqetësimet e disa vendeve anëtare në këtë kontekst, ne nuk duhet të nënvlerësojmë fuqinë transformuese të përjetimit të jetës në sistemet demokratike në dorën e parë, veçanërisht për brezat e ardhshëm”, shkruan Gjermania dhe Franca në një dokument të parë nga Reuters.
“Politikat tona të vizave duhet të pasqyrojnë këtë dhe të vazhdojnë të lejojnë kontakte njerëz me njerëz në BE me shtetas rusë që nuk janë të lidhur me qeverinë ruse.”
Ndalimi i turizmit është mbështetur nga një numër në rritje i shteteve anëtare, duke përfshirë Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Finlandën, Danimarkën dhe Poloninë, të cilët argumentojnë se pushtimi i Ukrainës meriton pezullimin total të turizmit rus.
Të martën, Holanda shprehu mbështetjen e saj në një intervistë me mediat lokale.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shkoi edhe më tej dhe u kërkoi të gjitha vendeve perëndimore të vendosin një ndalim të përgjithshëm të udhëtimit për të gjithë qytetarët rusë.
Ndërkohë, qeveria portugeze tha se sanksionet e BE-së kundër Kremlinit duhet të “dënojnë makinën ruse të luftës dhe jo popullin rus”, një këndvështrim i bërë jehonë nga Spanja.
Greqia nuk ka marrë ende një pozicion zyrtar në debat. Futja e një ndalimi në mbarë BE-në kërkon marrëveshje unanime të 27 vendeve anëtare.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.