Zbritje e përgjithshme e valutave kryesore – Dobësohen ndjeshëm Paundi dhe Franga
Paundi britanik ka regjistruar një rënie të ndjeshme në raport me një ditë më parë teksa blihet sot me 135.3 lekë dhe shitet me 137.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane gjithashtu ka pësuar një rënie prej mbi 1 pikë nga dita e djeshme duke u blerë këtë mëngjes me 118.8 lekë dhe duke u shitur me 120.6 lekë.
Monedha europiane vijon e qëndrueshme ndërkaq teksa është blerë sërish sot me 116.8 lekë dhe është shitur me 117.5 lekë sikurse në fillim të kësaj jave.
Dollari amerikan ka pasur një rënie të lehtë të kuotës në raport me rritje e fortë që shënoi ditën e hënë duke u blerë sot me 116 lekë dhe duke u shitur me 117.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.