Gjermania vuan mungesën e fuqisë punëtore – Një e treta e kompanive nuk gjen kandidatë të kualifikuar
Kristi Ceta/SCAN
Ekonomia gjermane është ende e rrënuar nga mungesa e punëtorëve të kualifikuar, sipas një raporti të publikuar nga Instituti për Kërkime Ekonomike IFO në Mynih. Anketa thotë se 33.8 për qind e kompanive gjermane u ankuan për mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar në gusht, që është pak më pak se 34.9 për qind se në prill.
Ngadalësimi i ekonomisë gjermane është një nga arsyet e kërkesës më të ulët për punonjës të kualifikuar, ekspertët theksojnë. Ata shtojnë se ky problem do të përkeqësohet në të ardhmen për shkak të ndryshimeve demografike në Gjermani.
Situata është veçanërisht e vështirë mes ofruesve gjermanë të shërbimeve, ku 39.7 për qind e të anketuarve ankohen për mungesën e punëtorëve të kualifikuar. Gjendja është e ngjashme me konsulentët ligjorë dhe tatimorë dhe firmat e auditimit.
Në logjistikë, pothuajse dy të tretat e kompanive janë në kërkim të kandidatëve të përshtatshëm, po ashtu edhe për 25 për qind të ndërmarrjeve në prodhim. Sipas raporteve, pothuajse 30 për qind e kompanive raportuan mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar në industrinë gjermane të automobilave.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.